Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Angjelo Mikele Ristuçia, ka rikonfirmuar se misioni që ai e drejton nuk ka asnjë provë për praninë e grupit ushtarak, privat rus, Wagner në Kosovë. Mirëpo ai ka sqaruar sërish se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri …
Më shumë...Lajmet
Në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë u mbajt ceremonia e falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë
Në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetarja, Vjosa Osmani, kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. Me këtë rast, Kurti ka thënë se …
Më shumë...Alon Ben-Meir: Ka shumë gjasa që në takimin e 27 shkurtit, në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë do të arrihet një marrëveshje
Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan, Alon Ben-Meir, ka thënë se me shumë gjasë në takimin e 27 shkurtit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një marrëveshje. Ben Meir ka thënë se marrëveshja pritet të vijë pas presionit të madh nga Amerika, Franca, Gjermania, por edhe nga …
Më shumë...Një rezolutë pro paqes në Ukrainë, sponsorizuese e së cilës është Shqipëria, u votua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Me anë të një postimi, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera. Me rastin e një-vjetorit të fillimit të luftë në Ukrainë, Xhaçka mbajti dhe një fjalim në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku dënoi aktet e dhunshme të Rusisë …
Më shumë...Me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet edhe Asociacioni
Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës është pjesë e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit dhe me pranimin e propozimit evropian për zgjidhjen e çështjes së Kosovës pranohet automatikisht edhe Asociacioni, ka thënë një zyrtar i lartë i BE-së, në kushte anonimiteti. Ai ka shtuar edhe faktin se pranimi …
Më shumë...Enver Hoxhaj: Qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, ishte njohja e ndërsjellë, por kjo nuk po ndodh
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj kritikoi shefin e diplomacisë së BE-së, Josef Borrell dhe emisarin e tij ndërmjetësues të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjellë, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtarë, …
Më shumë...Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin fuqishëm propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë
Autoritete të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ne presim që të dy liderët, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të …
Më shumë...Miroslav Lajçak: Propozimi franko-gjerman nuk është fundi i rrugës, por dihet se do sjellë të mira për të dyja palët
Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë se vetëm disa elemente janë marrë vesh në mes të palëve dhe shumëçka ka mbetur të pajtohen. Duke folur në RTK, Lajçak ka thënë se …
Më shumë...Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit e Shqipërisë në Evropë dhe në Angli ka shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015
Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur sidomos në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015. Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Evropiane të Azilantëve që raporton aplikimet për azil për 27 shtetet e Bashkimit Evropian, …
Më shumë...Josep Borrell, në seancën e KS të OKB-së ka folur për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka folur edhe për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, aktualisht ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është në një moment vendimtar. Borrell ka thënë se propozimi që …
Më shumë...Miroslav Lajcak: Takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm për hapat e ardhshëm
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka thënë se takimi i 27 shkurtit që do të mbahet në Bruksel është tepër i rëndësishëm dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimit të BE-së varet edhe nga qëndrimet që do të mbajnë palët. Lajçak ka thënë se qysh …
Më shumë...Vladimir Tolkaq: Kryetari rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të merret me Kosovën, pas luftës në Ukrainë
Ambasadori ukrainas, Vladimir Tolkaq, sipas mediave serbe, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se “do të merret me Kosovën, pas luftës në Ukrainë”. Mediumi serb opozitar, “Danas”, ka cituar këtë deklaratë të ambasadorit, i cili ka theksuar se “…kjo është arsyeja pse duhet të pyesim vetën se …
Më shumë...Dmitry Medvedev: Nëse Rusia ndalon operacionin ushtarak special pa arritur fitore, Rusia do të zhduket, ajo do të copëtohet
Ish-kryetari dhe zëvendës-kryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev tha se Rusia do të zhduket nëse humbet luftën në Ukrainë. Nëse Rusia ndalon operacionin ushtarak special pa arritur fitore, Rusia do të zhduket, ajo do të copëtohet, por nëse Amerika ndalon furnizimin me armë për regjimin e …
Më shumë...Kryetari i Ukrainës, Vladimir Zelensky, shprehu besimin në fitore kundër forcave pushtuese ruse, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit
Në prag të përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit, liderët perëndimorë rritën mbështetjen e tyre për Kievin, me ministrat e G7-s që diskutuan për sanksionet e reja ndaj Rusisë dhe me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që ka përgatitur një rezolutë që bën thirrje për paqe. Ne …
Më shumë...Taulant Balla: Mua më së paku më intereson se si del vendimi për PD në 3 mars
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi për mediet jashtë Kuvendit se, nuk ka asnjë interes se çfarë vendimi do të marrë gjykata e Tiranës për çështjen e vulës së PD. Duke i kthyer përgjigje shqetësimit të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi se, nuk kishte kuorum për votimin …
Më shumë...Mirko Majer: Albin Kurtit iu ka plotësuar dëshira për drejtësi pasi rasti Berishaj është refuzuar nga gjykata në shkallën e dytë
Kryeredaktori i Planet TV, Mirko Majer, ka njoftuar se Gjykata në Slloveni ka vendosur në shkallën e dytë se lajmet e këtij mediumi për përfshirjen e Martin Berishajt në një skandal financiar dhe pagesat e majme për të nga GEN-I në Beograd, nuk janë shpifje. Majer në njoftimin e tij …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
