leoni

Olta Xhaçka

Një rezolutë pro paqes në Ukrainë, sponsorizuese e së cilës është Shqipëria, u votua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Me anë të një postimi, ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar vendimin e përbashkët me 141 vende të tjera. Me rastin e një-vjetorit të fillimit të luftë në Ukrainë, Xhaçka mbajti dhe një fjalim në asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku dënoi aktet e dhunshme të Rusisë mbi popullin e Ukrainës. Krimet e luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, bombardimet pa kriter të qyteteve dhe qytezave të tëra, përdhunimet, ekzekutimet, mobilizimi masiv i të dënuarve dhe mercenarëve, janë ndoshta akuza më e mirë ndaj natyrës së vërtetë të luftës së Rusisë. Ministrja e Jashtme tha se Shqipëria mbështet pa asnjë rezervë parimet e kartës së OKB që janë garanti më i mirë për ruajtjen e paqes në botë. “Unë besoj se një botë ku forca ndikon në të drejtën, ku vendet mund të vendosin papritur të sulmojnë fqinjët e tyre dhe të aneksojnë pjesë të territorit të tyre, është një botë që nuk do të ishte dobiprurëse për asnjë prej nesh. Praktikisht do të thoshte të ktheheshim në logjikën e viteve 1930. Kjo është arsyeja pse Shqipëria mbështet plotësisht rezolutën “Parimet e Kartës së OKB-së” që qëndrojnë në themel të një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, deklaroi ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …