Lajmet

Kadri Kastrati: FSK-ja Nuk ka kapacitete luftarake, nuk është e përgatitur për t’i dërguar ushtarët, e oficerët në misione luftarake

Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me seli në Hagë, fton për hetime ish-komandantin e FSK-së Kadri Kastrati

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka folur për hyrjen në fuqi të Ligjit që i mundëson ushtrisë së Kosovës të marrë pjesë në misione jashtë vendit. Ai ka sqaruar se cilat janë proceduarat që mundësojnë një gjë të tillë. Sipas tij, pas marrjes së kërkesës nga …

Më shumë...

Sot kanë vdekur dy të infektuar me virusin korona, janë paraqitur 427 raste të reja, ndërsa janë shëruar 31 të infektuar

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  5 mijë e 881   testime  sa janë bërë në nivel vendi, 427 të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …

Më shumë...

Nasim Haradinaj i përkujton prokurorit të Gjykatës Speciale, se është kompetencë e detyrë e Prokurorisë t’ i ruajë dokumentet e veta

Nasim Haradinaj

Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, gjatë marrjes në pyetje,  Nasim Haradinaj ka thënë se në dokumentet që u kanë shkuar në zyre ka parë edhe aktgjykime nga gjykatat serbe të vitit 1981. Është thënë se gjykata po bëhet për hir se në Kosovë mund të ketë ndikim në …

Më shumë...

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e organizuar në Partinë Demokratike më 8 janar

Gabriel Escobar

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën në protestën e organizuar në Partinë Demokratike, ndërsa u shpreh se “është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë në kontroll një parti …

Më shumë...

Sali Berisha u mor në pyetje nga Prokuroria për protestën e 8 janarit, para selisë së PD-së, në Tiranë

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Pasi qëndroi më shumë se dy orë në ambientet e prokurorisë së Tiranës, ku u mor në pyetje për protestën e 8 janarit, Berisha është ndalur në një prononcim për mediat, ku dha detaje nga ajo çka dëshmoi para prokurorit të çështjes, Elio Mazreku. U thirra me urdhër të kreut …

Më shumë...

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, ka takuar udhëheqjen e KRU “Gjakova”, z.Visar Hasi

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, ka takuar udhëheqjen e KRU “Gjakova”, përkatësisht kryeshefin, z.Visar Hasi, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e kyçjes së Komunës së Malishevës, në sistemin e ujësjellësit të Radoniqit, me qëllim të sigurimit të ujit për pije për tërë territorin e Komunës së …

Më shumë...

I arrestuari i Gjykatës Speciale, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur para Gjykatës se është i plagosur dhe deri tani ka kryer 27 operacione

Nga Gjykata Speciale në Hagë bëhet e ditur se Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Kjo është konfirmuar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale nga avokati i tij, Xhonatan Ris. Ai ka thënë se Gucati është …

Më shumë...

FMN-ja zbulon se rritja ekonomike ndodhi nga remitencat dhe jo nga zhvillimi, sikur deklaron Qeveria e Kosovës

Ruud Vermeulen thotë se Kosova po përballet me një krizë të afërt si pasojë e Ligjit për Pagat

Fondi Monetar Ndërkombëtar  ka publikuar raportin e fundit për Kosovën, rreth rritjes ekonomike për vitin 2021. Prodhimi i Brendshëm Bruto, një ndër treguesit më të mirë për matjen e rritjes ekonomike, gjatë vitit 2021 u rrit për 7.5 për qind, ani pse Qeveria e Kosovës parashikoi një shifër më të …

Më shumë...

Diplomati amerikan për Evropën, Gabriel Escobar paraqet dy kushte për të mbështetur nismën e Ballkanit të Hapur

Gabriel Escobar

Diplomati amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar paraqet  dy kushte për të mbështetur nismën,  “Ballkani i Hapur”. Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet. Praktikisht nuk funksionon pa të gjitha …

Më shumë...

Josep Borrell: Është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë të kenë të drejtë vote, për Referendumin e Serbisë

Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë gjatë referendumit për ndryshimet kushtetuese në Serbi, që mbahet të dielën më 16 janar. Ai tha se edhe në të …

Më shumë...

Zahe Bajrami, rrëfen për bashkëshortin e saj të vrarë, me 28 shkurt të vitit 1999 nga policët shqiptarë të Millosheviqit

Zahe Bajrami, rrëfen për bashkëshortin e saj të vrarë, me 28 shkurt të vitit 1999 nga policët shqiptarë të Millosheviqit

Zahe Bajrami nga Gjakova  tregon kur  23 vjet më parë  forcat serbe hynë në shtëpinë e saj dhe të tjerëve,   në Osek Hilë, por vrasjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe. Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e …

Më shumë...

Kryeministri, Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në Referendumin e Serbisë

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse,  në Prishtinë. Këtë qëndrim Kurti ia ka bërë të ditur përfaqësuesit të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, përmes telefonit.  Më 29 dhjetor …

Më shumë...

Albin Kurti: Asnjë pension nën 100 euro

Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, për herë të parë miratuan një ligj që definon saktë pronën publike, siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Për të rritur mirëqenien sociale, në përmbushje të zotimit tonë, morëm vendim për rritjen e …

Më shumë...

Jens Stoltenberg, hodhi poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë më 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së NATO-s  në Kosovë, në vitin 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë. Në një  konferencë para gazetarëve  ka deklaruar se “Është ide e gabuar se shpërbërja e ish-Jugosllavisë nisi me ndërhyrjen e NATO-s. NATO atje ndërhyri për …

Më shumë...

Flora kërkon sigurimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës, por ende nuk e ka fituar të drejtën

Komisionit Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, pret aplikimet e para nga gratë, viktima të kësaj dhune,

Njëzet vjet pas luftës në Kosovë, gruaja e quajtur Flora ishte  bindur të aplikojë për sigurimin e statusit të viktimës së dhunës seksuale të luftës. Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e paraqitura para një komisioni qeveritar nuk e kanë bindur atë për dhunën që Flora thotë se ka përjetuar në vitin …

Më shumë...

Taulant Balla: Është humbje kohe nëse Gjykata Kushtetuese i drejtohet Komisionit të Venecias, për shkarkimin e Ilir Metës

Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha këtë të mërkurë para gazetarëve se do të ishte humbje kohe nëse Gjykata Kushtetuese do t’i drejtohej Komisionit të Venecias për vendimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. “Detyra ime është që e para të mos harrojmë që në 18 …

Më shumë...