Astrit Dehari

Sot u bënë gjashtë vjet nga vdekja ende e pazbardhur e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari

Sot janë bërë gjashtë vjet nga vdekja e mistershme e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Edhe  për këtë përvjetor do të mbahen homazhe të varri i tij. Për këtë rast do të mbahen edhe dy diskutime, njëra në orën 14.00 në Prishtinë, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok dhe familjar i përkushtuar” dhe tjetra në Pejë në orën 17, “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”, në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë. Me rastin e 6-vjetorit të vdekjes së Astrit  Deharit do të dhurohet edhe gjak në Selinë e Vetëvendosjes në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …