Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, veprimtari i njohur i Çështjes Kombëtare, Sadik Halitjaha u lirua nga akuza e Gjykatës Speciale

Përmes një letre dërguar në Redaksinë e Radios-Kosova e Lirë, eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, veprimtari i njohur i Çështjes Kombëtare, Sadik Halitjaha, ka bërë të ditur se është  lirua nga akuza e gjykatës Speciale.

Në letrën e tij ai ka porositur të gjithë ata që do të ftohen nga Prokuroria e kësaj gjykate të rrëfejnë drejt për luftën e UÇK-së të pranojnë hapur se kanë qenë luftëtarë, se kanë luftuar për ta mbrojtur popullatën nga shfarosja, që kishte ndërmarrë regjimi serb i Milsheviqit, se kanë luftuar dhe kanë respektuar konventat ndërkombëtarë për te drejtat në luftë dhe për këtë të ndihen krenarë.

 Ai ka veçuar me këtë rast se prokurorisë në Hagë i ka thënë se  lufta jon ishte e drejt dhe e pastër! Ju thash se në luftë kem respektuar konventat ndërkombëtarë për te drejtat në luftë!

Nuk kemi bërë masakra as krime! Nuk ka pasur urdhra në UÇK për të  arrestuar apo për të  maltretuar civilë. Lufta jonë ka qenë kundër pushtuesit – kundër  Ushtrisë e Milicisë armike! S’kemi pasur burgje as ligje për t i trajtuar  fajtoret. Kërkova t’ i thonë Zonjës Trandafilova se i mbani të pa fajshëm udhëheqësit e luftës!  I gabueshëm është emërtimi: -NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE – të hiqet ky emërtim, Si mund t’i fajësoni 40 mijë  luftëtarët? Sa keni ju legjitimitet ta bëni këtë? Si mund t’ i akuzoni 40 mijë  çlirimtarë të luftës mbrojtëse!  Pyes se kur do të pushojë  kjo Gjykatë, ka thënë mes tjerash, eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, veprimtari i njohur i Çështjes Kombëtare, Sadik Halitjaha. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Kryeministri Kurti takon Memli Krasniqin për të diskutuar lidhur me agjendën legjislative e zgjedhjet e reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, për …