Josep Borrell

Shefi i BE-së Josep Borell ka deklaruar se plani franko-gjerman, Kosovës e Serbisë iu ka dorëzuar në pranverë

Shefi i BE-së,  Josep Borell ka zbuluar se Kosovës e Serbisë plani franko-gjerman iu ka dorëzuar në pranverë. Opinioni në vendin tonë u njoftua, me disa muaj vonesë nga mediat, kur flitej për një marrëveshje nga Parisi e Berlini. Qeveria Kurti pas “dekonspirimit” me vështirësi e pranoi ekzistencën e planit, ndërsa në tetor u angazhua thellësisht në negociata, duke u dërguar përgjigje e propozime sponsorëve të propozimit. Kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni qysh para verës për planin franko-gjerman, që tani është tema kryesore në fjalorin politik të vendit e rajonit. Shefi i qeverisë që ka qenë kritik i rreptë i qeverive të kaluara për mungesë trasnparence, gjatë muajve të verës ia ka dalë ta ruaj me lehtësi sekretin. Por, heshtja e thye pas publikimit të lajmit se në Kosovë e Serbi është dorëzuar një plan që synon të normalizojë raportet mes palëve, pa njohje formale të Kosovës nga ana e Serbisë. Tetori ka qenë muaji kur për planin franko gjerman u dhanë më së shumti detaje. Atë e konfirmuan edhe amerikanët edhe europianët duke thënë se një ditë pritet edhe të publikohet në tërësi, pa treguar se kur.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …