Lajmet

Policia e Kosovës ka demantuar një lajm të përhapur nga kryetarja, Vjosa Osmani

Policia e Kosoves

Të hënën, nga kryetarja, Vjosa Osmani u raportua se një nga diplomatet rusë të shpallur persona non-grata,  ende është duke qëndruar në Kosovë. Lidhur me këtë ka reaguar Policia e Kosovës, duke thënë se këto informacione janë të pavërteta. Sipas Policisë  bazuar në informacionet zyrtare të evidentuara në sistemin kufitar, …

Më shumë...

Gabriel Escobar: Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë as të mira e as të këqija, janë të ndërlikuara

Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Eskobar ka deklaruar se marrëdhëniet e Uashingtonit me Beogradin janë të ndërlikuara. Ajo që i ndërlikon këto marrëdhënie ndoshta sugjerohet më së miri nga çështjet kryesore të hapura,  që janë shfaqur sërish në marrëdhëniet midis Uashingtonit zyrtar dhe …

Më shumë...

Arben Gashi: I Dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, R. Grenell, na kishte dhënë 7 ditë kohë që ta rrëzojmë Qeverinë Kurti 1

Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, Arben Gashi, ka treguar se ish i Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Riçard Grenell, u kishte dhënë LDK-së 7 ditë kohë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti 1. “I kemi pasur dy situata në tavolinë të cilat i kemi …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në takim kryetarin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në takim kryetarin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Memli Krasniqi, ka pritur në takim presidentin e Institutit Demokratik Amerikan, Derek Mitchell, të shoqëruar nga drejtori i NDI-së për Evropë, Robert Benjamin, drejtoresha e zyrës së këtij instituti në Kosovë, Nancy Soderberg dhe zyrtarët e lartë të programeve të NDI-së në Kosovë, me …

Më shumë...

Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, në procesin e Vettingut, nuk do ta ketë asnjë përfaqësues nga gjyqësori

Gjykata

Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë, i cili  parasheh të realizojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për procesin e Vettingut, nuk do ta ketë në përbërjen e tij asnjë përfaqësues nga gjyqësori. Ky vendim u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Më …

Më shumë...

Në 32 vjetorin rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, sot mbahen aktivitete tematike e përkujtimore

Posta e Kosovës ka emërtuar pullën postare me portretet e heronjve ë kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies

Në 32 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, me 2 nëntor 2021, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, do të mbahen aktivitete tematike e përkujtimore. Në orën 12:00, në varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania, në  Prishtinë, bëhen homazhe te varret e …

Më shumë...

ShFHDK: Do të nderohen heronjtë që dridhen themelet e shtetit okupator jugosllav, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu

Sot përkujtohen heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në 29 vjetorin e rënies heroike të tyre

Më 2 nëntor, në 32 vjetorin e rënies heroike, përkujtohen heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, gjaku i të cilëve u bë themel i pavarësisë së Kosovës dhe trasoi rrugën drejtë bashkimit kombëtar. Në orën 10:00 pranë Obileskut, në fshatin Llugë të Besianës, organizohet homazh në nderim të …

Më shumë...

Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë

​Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kuvendi është jofunksional tash e sa javë. Ai kërkoi që sa më shpejt të diskutohet për ngritjen e çmimeve dhe projektin e gazit amerikan.  Qeveria para se me fol për prezencën ushtarake amerikane, …

Më shumë...

Erdogan hoqi dorë nga shkuarja në Glasgou të Skocisë, pasi nuk u plotësuan kërkesat për standardet e protokollit të sigurisë

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan hoqi dorë nga shkuarja në Glasgou të Skocisë, ku u mbajt Konferenca  e 26-të  të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, pasi nuk u plotësuan kërkesat e Turqisë për standardet e protokollit të sigurisë.  Erdogan vlerësoi rendin e ditës për gazetarët e pranishëm në …

Më shumë...

Prokuroria e Speciales, urdhërohet që deri më 17 dhjetor të dorëzojë dosjen paraprake kundër kreut të UÇK-së

Prokurorja e Gjykatës Speciale ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Gucatit me kusht

Zyra e Prokurorit së Gjykatës Speciale, është urdhëruar që deri më 17 dhjetor të këtij viti të dorëzojë dosjen paraprake në rastin e pretenduar penal ku krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale. Vendimi i …

Më shumë...

Sot nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga virusi korona, janë paraqitur 5 raste të reja, janë shëruar 14 të infektuar

Sot nuk u shënua një rast i vdekjes nga virusi korona, janë paraqitur 5 raste të reja, janë shëruar 14 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur zyrtarisht se nga 1 mijë e 115 testime sa janë kryer në nivel vendi, vetëm 5 të dyshuar kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar …

Më shumë...

Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros

Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros

Kryeministri,  Albin Kurti, ka biseduar me zëvendëskryetarin e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alexander Soros dhe përfaqësuesit e tjerë të këtij fondacioni. Në një komunikatë nga Qeveria, thuhet se në këtë takim, Kurti foli për menaxhimin e pandemisë dhe procesin e mirë të vaksinimit të popullatës, si dhe për rritjen …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Dorëheqja e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut lajm i keq

Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur lajm të keq dorëheqjen e Zoran Zaevit nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Hoxhaj, ka thënë se ky është një lajm i keq jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për shqiptarët që …

Më shumë...

KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të radhës së dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet Maqedoni

Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të radhës së  dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Fituese e këtyre zgjedhjeve është partia opozitare maqedonase VMRO-DMNE, e cila ka fituar në 20 nga 44 komuna në sa u votua në balotazh. Sipas rezultateve, në dy rundet zgjedhore, VMRO …

Më shumë...

Vessela Tcherneva: Kosova e Serbia nuk po angazhohen për dialogun, andaj është i domosdoshëm angazhimi i Amerikës

Vessela Tcherneva: Kosova e Serbia nuk po angazhohen për dialogun, andaj është i domosdoshëm angazhimi i Amerikës

Zëvendës-drejtoresha  e  Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Vesela Çerneva, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se  është cituar të ketë deklaruar se  Kosova dhe Serbia nuk po angazhohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve prandaj dialogu mes tyre është në “rrugë qorre”. Ajo thotë se për shkak të zhvillimeve të …

Më shumë...

Zoran Zaev tërhiqet nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të partisë për shkak të rezultateve jo të mira në zgjedhje

Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore dhe  kryetar i socialdemokratëve,  Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të partisë. Zaev e ka dhënë dorëheqjen  në një konferencë për media në Shkup, dhe me atë rast ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale. Partia e Socialdemokrate …

Më shumë...