Nxënësit e klasës së parë në Kosovë dhe në Shqipëri nga shtatori i këtij viti do të mësojnë me një Abetare të përbashkët

Nxënësit e klasës së parë në Kosovë dhe në Shqipëri nga shtatori i këtij viti do të mësojnë me një Abetare të përbashkët

Nxënësit e klasës së parë në Kosovë dhe Shqipëri nga shtatori do të mësojnë me një Abetare të përbashkët. Kështu u bë e ditur në një konferencë për media të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku u tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat lidhur me këtë çështje. Ajo tha se nga 1 shtatori së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi do ta “përurojnë” Abetaren e përbashkët. Sa i përket Abetares së përbashkët, edhe për këtë kanë përfunduar të gjitha procedurat. Kemi kërkuar nga shtëpia botuese që kopja digjitale të dërgohet në shkolla, në mënyre që mësuesit e klasës së parë të përgatiten dhe të punojnë suksesshëm me këta nxënës. Uroj që mos të kemi probleme serioze dhe më 1 shtator, vogëlushët e klasës së parë, të kenë Abetaren në duart e tyre”, tha ajo. “Kemi planifikuar dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën që të jetë më 1 shtator këtu, në Kosovë që të përurojmë bashkë këtë abetare”, tha Nagavci, duke shtuar “njëjtë të jemi dhe ne në fillimin e vitit të ri shkollor, në Shqipëri duke u siguruar që edhe atje vogëlushët do ta kenë Abetaren e re dhe do të punojnë me të njëjtën tekst që nga klasa e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Në Podgoricë të Malit të Zi, po mbahet Samiti nën moton, Një rajon, vizion i përbashkët

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, para fillimit të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe …