leoni

Lumir Abdixhiu

Lumir Abdixhiku: Arsyeja pse Kosova s’ka rrymë është sepse Blloku A5 i KEK-ut, nuk e ka kryer mirëmbajtjen e rregullt

Kryetari  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke folur për krizën energjetike në vend, duke thënë se arsyeja pse Kosova s’ka rrymë është sepse Blloku A5 i KEK-ut, që prodhon plot 13% të rrymës në Kosovë, nuk ka kryer mirëmbajtjen e rregullt e të paraparë me kohë. Si pasojë e kësaj vonese, thotë se Kosova po humb 78 mijë euro për orë, sepse qe muaj nuk është në funksion. Një muaj as mirëmbajtje e as prodhim. Dhe do të qëndrojë kështu për shumë kohë sepse Qeveria e Kosovës, sikurse në çdo temë tjetër, është e vonuar të veprojë. Verës pushon, dimrit nisë të mirëmbajë – këso praktike të mbrapshtë nuk njeh asnjë shtet. Sot, nga 130 Megavat  në orë, apo 78, mijë uro për orë, në pikun energjetik, i humbasim si pasojë e kësaj vonese skandaloze. Madje, gjatë muajve në vijim, kur çmimi i energjisë rritet edhe më shumë, vlera e humbur do të jetë shumë më e lartë se kjo. Kemi kapacitete por s’i kemi në punë. Kjo është e vërteta e reduktimeve të rrymës në verë”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …