Brickos

Deputeti nga UDSH-së, në Mal të Zi, Mehmet Zenka, përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, Abazoviq

Deputeti nga UDSH-së, në Mal të Zi, Mehmet Zenka, përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, Abazoviq

Deputeti nga Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, Dritan Abazoviq, kryesisht duke u thirrur në nënshkrimin e një kontrate me kishën serbe. Sa i përket fjalimit të Abazoviqit në kuvend, ku tha se po bëhet përpjekje  për  shkarkimin e tij për vetë faktin se është shqiptar, ai tha se Abazoviqit vonë  i ka rënë në mend se është i tillë. “Nëse Abazoviqit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, deri dje ai ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviqi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime, dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviqi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, ka thënë Zenka për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …