leoni

Lajmet

BE drejt ndalimit të gazit rus deri më 2027 – Italia anëtare e plotë e Aleancës Bërthamore

Në Luksemburg është mbledhur këtë mëngjes Këshilli i Energjisë i Bashkimit Evropian, me në fokus sigurinë energjetike dhe planin ambicioz për ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027. Komisioneri i BE-së për Energjinë, Dan Jorgensen, ka konfirmuar se propozimi legjislativ që do të …

Më shumë...

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, duke vendosur zgjatjen e masës së paraburgimit për nga dy muaj. Masa është vazhduar edhe për Hashim Thaçin, i cili nuk ka bërë kërkesë …

Më shumë...

Nis gjykimi për masakrën e Mejës pa të akuzuarit – 53 serbë përballë drejtësisë në mungesë

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur të hënën seanca fillestare për rastin e masakrës së Mejës dhe fshatrave përreth Gjakovës, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë, ku në prill të vitit 1999 u vranë 370 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u zhvarrosën më vonë nga …

Më shumë...

Donald Trump premton zgjidhje për çështjen Kosovë–Serbi: “Do ta zgjidh sërish”

Donald Trump ka kërcënuar se do të fillojë sulmet ajrore kundër regjimit të Assadit në Siri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se do të rikthehet për të zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e kujtuar rolin e tij gjatë mandatit të parë kur ndërmjetësoi Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator 2020. “Unë do ta zgjidh, sërish,” shkroi Trump në një postim …

Më shumë...

Arsim Bajrami: Gjykata Speciale është mono etnike, kam dorëzuar prova mbrojtëse për UÇK-në

Arsim Bajrami

Ish-hartuesi i Kushtetutës së Kosovës dhe akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se ka qenë kundërshtar i themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një mekanizëm monoetnik që, sipas tij, gjykon ekskluzivisht anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që nuk trajton aspak krimet e kryera nga Serbia. Bajrami theksoi …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Koha për maturi dhe përfaqësim dinjitoz – Kujdes me “marrëveshjet” që cenojnë interesin kombëtar

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës së fundit të ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka përmendur një marrëveshje të mundshme mes Izraelit dhe Iranit, duke rikujtuar njëkohësisht edhe marrëveshjen Kosovë–Serbi të arritur gjatë mandatit të tij të parë. Tahiri, në një postim në rrjete sociale, ka …

Më shumë...

Pal Lekaj: Angazhimi i Trump në dialogun Kosovë–Serbi është shpresëdhënës dhe i mirëpritur

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka mirëpritur deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump për rikthimin e angazhimit të tij në zgjidhjen e çështjes Kosovë–Serbi, duke e cilësuar këtë si një sinjal shpresëdhënës për paqe dhe stabilitet në rajon. Lekaj tha se roli aktiv i administratës Trump gjatë mandatit të tij …

Më shumë...

Qeveria e Unitetit pa unitet – LDK refuzon Kurtin, VV refuzon LDK-në, PDK këmbëngul në shumicë të re

Përpjekjet për të dalë nga kriza institucionale në Kosovë po shënojnë dështim të njëpasnjëshëm, ndërsa secili propozim për formim të qeverisë po përplaset me murin e numrave dhe mungesën e vullnetit politik. LDK, pasi refuzoi ofertën e tretë zyrtare të LVV, për bashkëqeverisje, i ofroi publikut një alternativë të vetën: …

Më shumë...

Më 15 qershor të vitit 1389 u zhvillua Beteja e  Kosovës 

Milush Kopiliqi

Më 15 qershor të vitit 1389 u zhvillua Beteja e  Kosovës mes forcave të krishtera të Ballkanit dhe Evropës dhe në anën tjetër  forcave të Perandorisë Osmane, në krye të së cilave ishte Sulltan Murati i Parë.  Kryetrimi shqiptar i kohës, Milush Nikollë (Danai) nga fshati Kopiliq i Drenicës, depërtoi me dinakëri te …

Më shumë...

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri i Punëve të Jashtme të vendit tonë, Enver Hoxhaj ka vlerësuar se deklarata e presidentit Tramp është një shenjë paralajmëruese se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane. “Kjo deklaratë e …

Më shumë...

Në Tiranë mbërrijnë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Nesër në Tiranë mbërrijnë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Ky samit i nivelit të lart, është vlerësuar lart nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka shkruar se “Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit …

Më shumë...

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp ka shkruar se e ka parandaluar luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka shkruar se në mandatin e parë të tij, ai e ka parandaluar luftën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje. “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në …

Më shumë...

Ehat Miftaraj: Konstituimi do të ndodhë kur t’i konvenojë Albin Kurtit

Ehat Miftaraj nga Instituti për Drejtësi në Kosovë ka vlerësuar se konstituimi do të ndodhë kur t’i konvenojë Albin Kurtit. Ai ka shtuar më tutje se nëse kryeministri Albin Kurti vendos interesin e Kosovës para egos dhe interesave personale e partiake, e ndryshon kandidatin për kryeparlamentar. “Sigurisht se konstituimi i …

Më shumë...

Veton Berisha: Do ta mbështesë çdo mandatar që siguron 60 vota

Veton Berisha: Po e mbrojmë Republikën e Kosovës më shumë se partitë politike shqiptare

Deputeti nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka shfaqur pakënaqësinë e tij për vazhdimin e ngërçit institucional. Ai ka vlerësuar se moskonstituimin e Kuvendit është bërë absurde dhe e pakuptimtë. “Nuk ndihem mirë në këtë pozitë, siç duket, kjo gjendje po u konvenon partive të mëdha. “Asnjëri nuk …

Më shumë...

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike që do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale. “Duke filluar nga 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, partitë politike, …

Më shumë...

BDI ka reaguar ashpër ndaj një takimi të autoriteteve të larta të Maqedonisë së Veriut me autoritete ruse e kineze

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj ndaj veprimeve të fundit hibride, siç i quan ajo të të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Ky subjekt politik ka vlerësuar në incidentin e fundit, Stoilkovik paraqiti Qeverinë duke qëndruar krah për krah me ambasadorët e Rusisë, …

Më shumë...