Lajmet

Hashim Thaçi: Kosova e ndarë brenda dhe e izoluar nga Perëndimi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një situatë paradoksale politike dhe ndërkombëtare, duke theksuar se vendi është i përçarë nga brenda dhe i izoluar nga aleatët perëndimorë. Në një intervistë në emisionin “Adresa” Thaçi tha se zhvillimet aktuale nuk janë ato që qytetarët e …

Më shumë...

Specialja zbulon: Shtatë të akuzuar po financohen nga Gjykata për mbrojtjen ligjore në Hagë

Gjykata speciale në Hagë ka bërë të ditur se shtatë të akuzuar në proceset gjyqësore në Hagë kanë përfituar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, pasi nuk kanë mundësi t’i paguajnë vetë ekipet ligjore. Gjykata Speciale ka sqaruar se skema e ndihmës juridike zbatohet në përputhje me ligjin …

Më shumë...

Sami Lushtaku shpërthen pas incidentit në Skenderaj: “Pushteti i Kurtit tentoi të më sulmojë”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër pas incidentit të raportuar sot në Skenderaj, ku u përfshi në një përplasje me Hysni Mehani. Lushtaku ka akuzuar drejtpërdrejt pushtetin e kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ndaj tij është tentuar një sulm i organizuar politik. “Pushteti i Albin …

Më shumë...

Nuredin Lushtaku: Sami Lushtaku nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj Mehanit

Nuredin Lushtaku: Nga Gjykata Speciale nuk pres drejtësi, ajo është tërësisht e njëanshme dhe vlen vetëm për shqiptarët

Nuredin Lushtaku ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur sot në Skenderaj, ku u raportua për një përplasje mes Sami Lushtaku dhe Hysni Mehani. Në një prononcim për media, Nuredin Lushtaku tha se nuk beson që Sami Lushtaku ka ushtruar dhunë fizike ndaj Mehanit, duke pretenduar se incidenti, sipas informacioneve …

Më shumë...

Artan Behrami “godet” VV-në: “E keni vendin te Rrahman Morina, çlirimtarët s’mund t’i largoni nga historia”

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj Lëvizja Vetëvendosje, duke pretenduar se kjo parti po i kriminalizon ish-pjesëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Behrami deklaroi se të gjithë ata që “ia kanë kthyer pushkën Serbisë” po sulmohen dhe stigmatizohen politikisht nga LVV-ja. “Krejt ata që Serbisë ia kanë …

Më shumë...

Florin Krasniqi godet VV-në: Kur i fyen njerëzit online, vjen momenti me u ballafaqu

Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar ndaljen e gjuhës fyese dhe ofenduese në rrjetet sociale. Krasniqi deklaroi se Vetëvendosje e ka ndërtuar fuqinë politike përmes fyerjeve dhe etiketimeve ndaj kundërshtarëve politikë. “Vetëvendosja e ka arritë 51% duke fy e ofendu”, tha ai. Sipas …

Më shumë...

Kosova drejt fabrikës së parë të municioneve: Qeveria miraton zonën ushtarake në Gjakovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për përfundimin e procedurës së shpronësimit për interes publik të pronave të ish-Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”, për realizimin e projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në Jahoc të Gjakovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i …

Më shumë...

Paralajmëron OVL-UÇK : Sulmet ndaj figurave të luftës nuk do të tolerohen

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që, sipas tyre, janë bërë ndaj ish-komandantit të UÇK-së Sami Lushtaku nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani. Në reagimin e saj për media, OVL-UÇK ka dënuar përdorimin e gjuhës fyese dhe etiketimet që, sipas tyre, e …

Më shumë...

Uk Lushi: Gjuha përçarëse mund ta çojë Kosovën drejt përplasjes civile

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës politike që, sipas tij, po përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje, duke paralajmëruar se akuzat dhe etiketimet pa prova mund ta shtyjnë vendin drejt një përçarjeje të rrezikshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushi ka theksuar se partia në pushtet …

Më shumë...

Harry Bajraktari falënderon kongresistin Keith Self për mbështetjen ndaj Kosovës dhe NATO-s

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohje për kongresistin amerikan Keith Self për qëndrimet e tij në mbështetje të Kosovës dhe aspiratës së saj për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë si rrugën më të sigurt drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Bajraktari ka theksuar …

Më shumë...

Komiteti i Kongresit amerikan miraton projektligjin për emërtimin e ndërtesës së Ambasadës në Prishtinë “Eliot L. Engel”

Engel: Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, i kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka miratuar një projektligj që parasheh që një ndërtesë e Ambasadës amerikane në Prishtinë të emërtohet “Eliot L. Engel Building”, në nder të ish-kongresistit amerikan të njohur për mbështetjen e tij ndaj Kosovës. Projektligji H.R. 8562, i sponsorizuar nga …

Më shumë...

REL: SHBA miraton njoftimin për eksport armësh në Kosovë në vlerë mbi 14 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar Kongresin për një leje të propozuar që parasheh eksportin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve ushtarake drejt Kosovës, në vlerë prej rreth 14 milionë dollarësh ose më shumë. Sipas burimeve të cituara nga Radio Evropa e Lirë, njoftimi është dërguar …

Më shumë...

Safet Gërxhaliu: Krizat globale po e godasin edhe Kosovën, rritja e çmimeve po rëndon ekonominë familjare

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se zhvillimet dhe krizat globale po reflektohen drejtpërdrejt edhe në ekonominë e Kosovës, duke ndikuar në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët. Sipas tij, rritja e çmimeve të konsumit prej rreth 7.5% në vend është një tregues i qartë i presionit ekonomik …

Më shumë...

Përplasje e ashpër në Skenderaj: akuzat dhe gjuha e rëndë mes Hysni Mehanës dhe Sami Lushtakut eskalojnë në debat politik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana, i cili së fundmi është emëruar zëvendësministër i Financave nga kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në një përplasje të ashpër me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Mehana, në postime të mëhershme në rrjete sociale, kishte përdorur gjuhë fyese ndaj Lushtakut, …

Më shumë...

Kongresi amerikan diskuton nismën për presion ndaj Greqisë për Kosovën, propozimi i Keith Self nuk kalon

Një propozim i kongresistit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për rishqyrtimin e qëndrimit ndaj Kosovës, nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Më 13 maj, Self kishte propozuar ndërprerjen e 1.8 …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrat e kryera në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, duke i cilësuar ato ndër ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme që ka përjetuar populli i Kosovës. Ai tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan në mënyrë …

Më shumë...