Engel: Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, i kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë

Komiteti i Kongresit amerikan miraton projektligjin për emërtimin e ndërtesës së Ambasadës në Prishtinë “Eliot L. Engel”

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka miratuar një projektligj që parasheh që një ndërtesë e Ambasadës amerikane në Prishtinë të emërtohet “Eliot L. Engel Building”, në nder të ish-kongresistit amerikan të njohur për mbështetjen e tij ndaj Kosovës. Projektligji H.R. 8562, i sponsorizuar nga kongresisti demokrat Ritchie Torres, u miratua më 13 maj me 39 vota për dhe 7 kundër, duke kaluar kështu fazën e parë në komitet. Ai tani pritet të shqyrtohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe më pas në Senatin amerikan. Nisma gëzon mbështetje bipartizane, pasi është bashkë-sponsorizuar edhe nga republikanë dhe demokratë, përfshirë Michael McCaul, Brian Mast dhe Gregory Meeks. Ligjvënësit vlerësuan rolin e Engel si një nga mbështetësit më të fortë të Kosovës në Uashington, veçanërisht gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në debatet e komitetit u theksua kontributi i tij për ndërhyrjen e NATO-s në vitet ’90 dhe përkrahja e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe përpjekjet për drejtësi për viktimat e luftës në Ballkan. Ndërkohë, disa ligjvënës, përfshirë Keith Self, megjithëse mbështetën nismën, theksuan se trashëgimia e Engel do të kërkonte hapa edhe më të avancuar për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura …