Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami “godet” VV-në: “E keni vendin te Rrahman Morina, çlirimtarët s’mund t’i largoni nga historia”

Artan Behrami ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj Lëvizja Vetëvendosje, duke pretenduar se kjo parti po i kriminalizon ish-pjesëtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Behrami deklaroi se të gjithë ata që “ia kanë kthyer pushkën Serbisë” po sulmohen dhe stigmatizohen politikisht nga LVV-ja. “Krejt ata që Serbisë ia kanë kthy pushkën janë duke u kriminalizu nga Lëvizja Vetëvendosje”, është shprehur ai. Sipas tij, gjuha që përdoret sot ndaj ish-luftëtarëve do të ishte përdorur edhe ndaj komandantit legjendar Adem Jashari po të ishte gjallë. “Po të ishte gjallë, me të njëjtën gjuhë e urrejtje do të flisnin edhe për Adem Jasharin”, deklaroi Behrami. Ai shtoi se çlirimtarët nuk mund të ndahen nga historia e Kosovës dhe akuzoi VV-në se politikisht është në anën e ish-funksionarit jugosllav Rrahman Morina. “Kurrë s’keni me mujtë me i shkëput çlirimtarët nga historia e Kosovës… Ju vendin e keni në anën e Rrahman Morinës, aty ja keni bërë vendin vetës”, tha Behrami.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …