Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi godet VV-në: Kur i fyen njerëzit online, vjen momenti me u ballafaqu

Florin Krasniqi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar ndaljen e gjuhës fyese dhe ofenduese në rrjetet sociale. Krasniqi deklaroi se Vetëvendosje e ka ndërtuar fuqinë politike përmes fyerjeve dhe etiketimeve ndaj kundërshtarëve politikë. “Vetëvendosja e ka arritë 51% duke fy e ofendu”, tha ai. Sipas tij, gjuha e urrejtjes dhe sulmet online rrezikojnë të degradojnë në incidente më serioze. “Fyrjet në internet kanë me kulmu në vandalizëm… Kjo që VV e ka krijuar këtë formulë, e ka frymëzu e financu”, u shpreh Krasniqi. Ai i bëri thirrje Kurtit që të distancohet publikisht nga aktivistët që përdorin gjuhë fyese në internet. “Duhet me dalë Albin Kurti me kërku nga aktivistët e vet mos me i fy njerëzit online. Kjo duhet me u ndalë”, deklaroi ai. Krasniqi tha se ndaj fyerjeve online ekzistojnë tri forma reagimi: heshtja, rruga ligjore dhe përballja fizike, duke theksuar se kjo e fundit është forma më e keqe. “Kur e ofendon dikë online duhet me u ballafaqu me ta”, tha ai, duke shtuar se përplasjet fizike nuk duhet të jenë zgjidhje.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …