Kosova drejt fabrikës së parë të municioneve: Qeveria miraton zonën ushtarake në Gjakovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për përfundimin e procedurës së shpronësimit për interes publik të pronave të ish-Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”, për realizimin e projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në Jahoc të Gjakovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili njoftoi se në këtë zonë do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve në Kosovë. Sipas Maqedoncit, zona industriale do të shtrihet në një sipërfaqe prej mbi 130 hektarësh dhe synon zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore në sektorin e sigurisë. “Kjo zonë industriale, me një hapësirë prej mbi 130 hektarësh, do të shërbejë si bazë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, ku do të ndërtohet edhe fabrika e parë për prodhimin e municioneve në vend”, ka shkruar ai. Ai e ka cilësuar projektin si një hap strategjik për avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, zhvillimin industrial dhe forcimin e sigurisë kombëtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …