Hashim Thaçi: Kosova e ndarë brenda dhe e izoluar nga Perëndimi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova po përballet me një situatë paradoksale politike dhe ndërkombëtare, duke theksuar se vendi është i përçarë nga brenda dhe i izoluar nga aleatët perëndimorë. Në një intervistë në emisionin “Adresa” Thaçi tha se zhvillimet aktuale nuk janë ato që qytetarët e Kosovës kanë ëndërruar. “Kosova nga brenda e ndarë si shoqëri dhe nga jashtë e izoluar nga Perëndimi. Nuk është ajo që duam ta shohim”, u shpreh ai. Thaçi tregoi edhe për një bisedë me një diplomat ndërkombëtar gjatë qëndrimit të tij në qendrën e paraburgimit, i cili sipas tij e kishte quajtur Kosovën një “rast unik” në Evropë. “Do të jeni shembull për studim”, më tha një miku im diplomat ndërkombëtar, duke pyetur se si është e mundur që qytetarët e Kosovës të jenë ndër më pro-amerikanët dhe pro-evropianët, ndërsa shteti i tyre të jetë nën masa nga SHBA-të dhe BE-ja”, rrëfeu Thaçi. Ai tha se diplomati kishte theksuar se një situatë e tillë nuk është parë në Evropë në dekadat e fundit. Ish-presidenti rikujtoi edhe një bisedë me diplomatin amerikan Richard Holbrooke gjatë verës së vitit 1999 në Prishtinë, menjëherë pas çlirimit të Kosovës. Sipas Thaçit, Holbrooke e kishte pyetur: “Hashim, më trego pse njerëzit po duken aq të befasuar, të papërgatitur dhe të hutuar me lirinë e fituar?” Në fund, Thaçi theksoi se Kosova po kalon një periudhë përshtatjeje me realitetin e ri pas dekadash shtypjeje, duke shtuar se “nuk do të ketë kthim prapa”.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …