Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë regjistruar 75.378 votues nga diaspora për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit. Sipas KQZ-së, afati i fundit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës është 17 maji 2026, ndërsa aplikimi mund të bëhet online ose përmes postës. Në njoftimin zyrtar, KQZ u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të përfundojnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar. “Regjistrohu për votim jashtë Kosovës! Deri më tani, kanë aplikuar për regjistrim 75.378 votues nga diaspora”, thuhet në njoftim. Po ashtu është bërë e ditur se më 6 qershor do të zhvillohet votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në shtete të ndryshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
