The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Specialja zbulon: Shtatë të akuzuar po financohen nga Gjykata për mbrojtjen ligjore në Hagë

Gjykata speciale në Hagë ka bërë të ditur se shtatë të akuzuar në proceset gjyqësore në Hagë kanë përfituar ndihmë financiare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes, pasi nuk kanë mundësi t’i paguajnë vetë ekipet ligjore. Gjykata Speciale ka sqaruar se skema e ndihmës juridike zbatohet në përputhje me ligjin dhe garanton të drejtën e secilit të akuzuar për mbrojtje të drejtë gjatë procesit gjyqësor. Megjithatë, në njoftim nuk janë bërë publikë emrat e shtatë të akuzuarve që kanë përfituar nga kjo ndihmë financiare. “Neni 21 i Ligjit të Gjykatës së Lartë të KSK-së garanton prezumimin e pafajësisë për një të pandehur dhe rendit të drejtat e tjera që i ofrohen një të pandehuri gjatë gjithë procesit gjyqësor. Kjo përfshin të drejtën për t’u përfaqësuar nga një avokat i zgjedhur prej jush gjatë gjyqit. Gjykata e Lartë e KSK-së ka një skemë ndihme ligjore nëse një i pandehur nuk ka mundësi të paguajë për mbrojtjen e tij”, thuhet në njoftimin e Speciales. Ky njoftim vjen në një kohë kur proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës vazhdojnë të jenë në fokus të opinionit publik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …