Sami Lushtaku shpërthen pas incidentit në Skenderaj: “Pushteti i Kurtit tentoi të më sulmojë”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër pas incidentit të raportuar sot në Skenderaj, ku u përfshi në një përplasje me Hysni Mehani. Lushtaku ka akuzuar drejtpërdrejt pushtetin e kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ndaj tij është tentuar një sulm i organizuar politik. “Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj”, ka deklaruar Lushtaku. Ai ka reaguar edhe ndaj etiketimeve që, sipas tij, janë përdorur kundër tij në publik, duke përmendur shprehjen “Sami Serbia”, për të cilën tha se qytetarët nuk po e tolerojnë më. “E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar ai. Nga ana tjetër, Hysni Mehani ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga Lushtaku gjatë incidentit të ndodhur në Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …