Lajmet

Lumir Abdixhiku: Nga 80.000 votues të regjistruar, në mërgatë, 30.000 janë raportuar si mbështetës të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj mërgatës për pjesëmarrjen masive në regjistrimin për votimet e ardhshme. Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së mërgatës në zgjedhjet e parashikuara për 9 shkurt 2025. Sipas Abdixhikut, nga gjithsej 80 mijë  votues të regjistruar, 30 mijë janë raportuar si …

Më shumë...

Visar Ymeri, ka kritikuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri, ka kritikuar ashpër refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi, duke e cilësuar këtë si një shfaqje të egoizmit personal. Me këtë shtytje me Prokurorinë, Kurti po donë të kallëzojë që është më i madhi në këtë vend, deklaroi Ymeri, …

Më shumë...

Sonja Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për krizën në Veri dhe manipulimin politik të Beogradit

Kryetarja e Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka akuzuar Listën Serbe si përgjegjëse kryesore për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ajo kritikoi rolin e kësaj partie dhe të ish-kreut të saj, Milan Radojiçiq, duke theksuar se subjekti ka humbur besueshmërinë për përfaqësimin e …

Më shumë...

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur lidhur me qëndrimin në paraburgim në burgun e Gjykatës Speciale, në Hagë

Hysni Ngucati

Ish-kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka ndarë detaje nga përvoja e tij në paraburgim në Hagë, duke përmendur vizita selektive të zyrtarëve dhe duke kritikuar ashpër Gjykatën Speciale dhe prokurorin Jack Smith. Ai tha  zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi kishte vizituar vetëm Rexhep Selimin, duke anashkaluar pjesëtarët e tjerë që …

Më shumë...

Nasim Haradinaj: Në Hagë, këndonim këngë atdhetare për UÇK-në

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj ka rrëfyer momentet brenda burgut të Hagës, ku ai dhe të burgosur të tjerë shqiptarë kanë pasur mundësinë të shohin ish-krerët e UÇK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Haradinaj tregoi se takimet me ish-udhëheqësit ndodhnin përmes një dritareje gjatë shëtitjeve. Në ato momente, ai …

Më shumë...

Partia Demokratike e Kosovës formon Shtabin Qendror Zgjedhor, me moton, Bashkë drejt fitores, më 9 shkurt

Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka mbajtur  mbledhjen e radhës, me ç’rast ka formuar edhe Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, me qëllim të koordinimit të plotë të aktiviteteve elektorale në të gjithë vendin. Ky shtab do të udhëhiqet nga kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ndërsa …

Më shumë...

BDI; Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka treguar se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se t’i zbatojë urdhrat e kryeministrit

BDI njofton se ministri i  Politikës Sociale, Fatmir Limani, ka thënë se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se t’i  zbatojë urdhrat e kryeministrit. Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Deputetët e Vetëvendosjes kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe abuzues të parave të buxhetit

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dëshmuar se janë të papërgjegjshëm dhe abuzues me besimin që morën nga qytetarët e Kosovës. Ajo tha se tendenca kryesore e pushtetit aktual është eliminimi i kontrollit parlamentar demokratik. Derisa foli për rastin e ndarjes …

Më shumë...

Hekuran Murati; Nëse qytetarët që nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën prej 100 eurove nga Qeveria, mund ta refuzojnë atë

Ministri, Hekuran Murati, kritikon Gjykatën Kushtetuese, sepse ia pezulloi vendimin e tij arbitrar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qytetarët që nuk dëshirojnë të pranojnë ndihmën prej 100 eurove  nga Qeveria, mund ta refuzojnë atë. Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar dy pyetje ministrit Murati, duke kritikuar qasjen e tij. …

Më shumë...

Albinot Maloku; Kosova ka pasur lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë si ky ‘dangalli’ i Ministrisë së Financave

Albinot Maloku; Kosova ka pasur lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një dështim të tillë si ky ‘dangalli’ i Ministrisë së Financave

Albinot Maloku i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se kanë krijuar një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fund-vitit. Ai ka thënë se Republika e Kosovës ka përjetuar lloj-lloj ministri, por asnjëherë nuk ka parë një …

Më shumë...

PZAP ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mos- certifikim

PZAP

Pavarësisht reagimeve, madje edhe të Vjosa Osnanit dhe Albin Kurtit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe ka vendosur që ta hedhë poshtë vendimin e KQZ-së për mos ceritfikimin e këtij subjekti politik. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  e  ka urdhëruar KQZ-në që të ceritifkojë …

Më shumë...

Avni Islami; Sulmet e paralajmëruara nga Albin Kurti, mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar mundësinë e intensifikimin e sulmeve në veri veçanërisht në periudhën para dhe pas Vitit të Ri. Lidhur me këto paralajmërime njohësi i sigurisë, Avni Islami thotë se sulme të tilla mund të jenë të izoluara dhe nuk mund ta destabilizojnë vendin. Gjatë një konference për …

Më shumë...

Rrugët e kryeqendrës së Serbisë kanë qenë të mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij

Rrugët e kryeqendrës së Serbisë kanë qenë të mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se  rast se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e fiton betejën me qytetarët, ai, do e çojë Serbinë në drejtim të diktaturës. Rrugët e kryeqendrës së Serbisë janë mbushur me protestues kundër Vuçiqit dhe qeverisë atje. Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë …

Më shumë...

Enrico Barduani: Paqja e qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë kërkon zgjidhje politike

Dialogu Kosovë-Serbi

Komandanti i ri i KFOR-it, Enrico Barduani, ka theksuar se paqja e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë kërkon një zgjidhje politike. Barduani sqaroi se deklarata e tij se “zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë me mjete ushtarake, por me dialog” nënkupton se diplomacia dhe politika janë përgjegjëse …

Më shumë...

Lamberto Zanieri; Veprimet imponuese të sundimit të ligjit pa mirëkuptim me komunitetet, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën

Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Diplomati italian, Lamberto Zanieri, i cili ka shërbyer në Kosovë si shef i UNMIK-ut ka folur për zhvillimet politike lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe për Veriun e Kosovës. Zanieri teksa ka komentuar veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me Veriun e vendit, ka thënë se veprimet imponuese të sundimit të …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Qeveria Kurti paralajmëron ndërprerje të energjisë dhe sulme nga Serbia

Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar  për dy “dhurata” që qytetarët e Kosovës i morën nga Qeveria Kurti,  në vigjilje të festave të fundvitit.  Ajo theksoi se dhurata e parë ishte ndërprerja e energjisë elektrike për periudha të gjata, duke shoqëruar këtë me faturat astronomike që qytetarët …

Më shumë...