Lajmet

Gucati: Edhe 30 mijë nënshkrime sot nga Evropa dorëzohen në Bruksel për katërshen e UÇK-së

Pak javë para shpalljes së vendimit për katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), Gjykatës Speciale në Hagë pritet t’i dorëzohen mbi 200 mijë nënshkrime në mbështetje të vlerave të luftës çlirimtare . Peticioni kombëtar, i iniciuar rreth dy muaj më parë, do të dorëzohet të mërkurën nga kryetari i …

Më shumë...

Snopçe: Kjo qeveri po dështon në ekonomi dhe diplomaci, reagim ky që ka marrë edhe pëlqimin e ministrit Aliu

Snopçe : Kjo qeveri po dështon në ekonomi dhe diplomaci, reagim ky që ka marrë edhe pëlqimin e ministrit Aliu

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në seancën e sotme parlamentare ka kërkuar sqarim nga ministri i ekonomisë Besar Durmishi se mbi çfarë informacioni është mbështetur kur ka konstatuar se ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Hoxha, paska ofenduar shqiptarët në Maqedoni. Ai theksoi se lajmi për …

Më shumë...

KEK-u nis remontin 30-ditorë të njësisë B2

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në përputhje me Bilancin Vjetor Energjetik (BVE), ka filluar zbatimi i remontit të rregullt vjetor 30-ditorë të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B. Ky proces, siç është thënë është pjesë e planifikimit të rregullt operativ dhe ka për qëllim mirëmbajtjen teknike, rritjen …

Më shumë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se evropianët e morën mesazhin e Trump për mbrojtjen

Udhëheqësit evropianë e morën mesazhin e zhgënjimit të Donald Trumpit për Iranin “me zë të lartë dhe të qartë” dhe po ndërmarrin veprime, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pas njoftimit të papritur të tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhgënjyen …

Më shumë...

Kryeministri Rama nga Jerevani: Me rëndësi të ecet përpara për bashkimin e Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, p omerr pjesë në punimet samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, në Jerevan të Armenisë, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë. Në mbërritje, …

Më shumë...

Kurti takohet me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, e falënderon për mbështetje

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian (EPC), Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, duke veçuar kontributin …

Më shumë...

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk e liron Ilir Metën

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit shqiptar Ilir Meta për lirim nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg. Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë e kishte rikthyer çështjen për rishqyrtim me datë 23 prill, por gjyqtarja Saida Dollani ka …

Më shumë...

Në fshatin Raushiq të Pejës vendosen tri shkronjat e arta të UÇK-së 

Me iniciativën e Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, nëndega Raushiq, në bashkëpunim dhe me përkrahjen e rinisë së fshatit, është realizuar një projekt i veçantë dhe me vlerë të madhe simbolike. Në hapësirën e lapidarit të dëshmorëve të kombit nga fshati Raushiq janë vendosur tre shkronjat e arta “UÇK”, si …

Më shumë...

Haradinaj: Zjarrfikësit janë krenaria e shtetit, ata meritojnë më shumë mbështetje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar zjarrfikësit si një nga shtyllat më të rëndësishme të shërbimit publik në vend. Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se pavarësisht kushteve të vështira dhe mungesës së mbështetjes së duhur, sipas tij, …

Më shumë...

Peticioni i OVL-UÇK-së, kundër Hagës: mbi 170 mijë zëra, por a do të dëgjohen?

Edhe tri ditë kanë mbetur deri në dorëzimin e peticionit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në Gjykatën Speciale, ndërsa numri i nënshkrimeve ka kaluar shifrën prej 170 mijë dhe pritet të rritet edhe më tej. Kjo iniciativë, e nisur më 25 shkurt 2026, po shihet nga organizatorët …

Më shumë...

Avokati i Popullit i Kosovës s’ka mandat mbi Gjykatën Speciale, rriten kritikat për paraburgimet

Gjykata speciale në Hagë, ka sqaruar se mbikëqyrja e proceseve në këtë gjykatë nuk i takon institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, por vetëm Avokatit të Popullit të vetë Dhomave të Specializuara. Në një përgjigje zyrtare, ky institucion theksoi se funksionon si organ i pavarur gjyqësor dhe është i …

Më shumë...

SHBA shpreh shqetësim për bllokadën politike në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i ndjekin nga afër zhvillimet e fundit politike në Kosova, duke shprehur shqetësim për vazhdimin e bllokadës institucionale në vend. Një zëdhënës i Departamenti i Shtetit i SHBA-së deklaroi për Radio Evropa e Lirë se situata aktuale rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në …

Më shumë...

Kosova në misionin ndërkombëtar në Gazë

Kosova po përfshihet për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues në Gazë, një nga zonat më të ndjeshme dhe të pasigurta në botë. Ky angazhim vjen në kuadër të një force shumëkombëshe të mandatuar nga Kombet e Bashkuara, e cila synon të ndihmojë në ruajtjen e rendit, trajnimin …

Më shumë...

Martin Vulaj: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën mbetet bipartizane, pavarësisht polarizimit politik

Presidenti i Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka deklaruar se ekziston një konsensus i qëndrueshëm politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur bëhet fjalë për Kosovën. Ai theksoi se, pavarësisht polarizimit të theksuar politik si në SHBA ashtu edhe në Evropë, mbështetja për Kosova mbetet e përbashkët për …

Më shumë...

Mimoza Ahmetaj: Pozicioni i Kosovës në politikën e jashtme është përkeqësuar gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti

Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka vlerësuar se pozicioni i Kosova në arenën ndërkombëtare është përkeqësuar gjatë mandatit të dytë të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Duke folur për zhvillimet në politikën e jashtme, Ahmetaj theksoi se nuk ka pasur ndryshime domethënëse dhe se situata, sipas saj, mbetet …

Më shumë...

Dardan Molliqaj akuzon Vjosa Osmanin për “politikë karriere”, përmend edhe raportin e saj me Kurtin

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka drejtuar akuza ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e kritikuar për qasjen e saj politike, të cilën e cilëson si të orientuar drejt përfitimeve personale. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Molliqaj deklaroi se angazhimi politik i Osmanit, sipas tij, lidhet kryesisht me …

Më shumë...