Avokati i Popullit i Kosovës s’ka mandat mbi Gjykatën Speciale, rriten kritikat për paraburgimet

Gjykata speciale në Hagë, ka sqaruar se mbikëqyrja e proceseve në këtë gjykatë nuk i takon institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë, por vetëm Avokatit të Popullit të vetë Dhomave të Specializuara. Në një përgjigje zyrtare, ky institucion theksoi se funksionon si organ i pavarur gjyqësor dhe është i fokusuar në garantimin e gjykimeve të drejta dhe të paanshme. Sipas tyre, përgjegjësia për trajtimin e çështjeve që lidhen me këtë gjykatë dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar është ekskluzivisht në kompetencën e Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka shprehur rezerva për mënyrën e zhvillimit të procesit, duke theksuar se është cenuar parimi i transparencës. Sipas përfaqësuesit Amer Alija, një numër i konsiderueshëm i seancave janë mbajtur me kufizime, duke pamundësuar ndjekjen e plotë të dëshmive nga publiku. Po ashtu, një raport i Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut në Angli dhe Uells ka ngritur çështje lidhur me pranimin e provave nga Serbia në këtë proces gjyqësor.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Fillimisht marrëveshje për presidentin, përndryshe vendi shkon në zgjedhje të reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje …