Lajmet

Kuvendi dështon të konstituohet për herë të 44-të – mungon shumica parlamentare

Për herë të 44-të me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet. As në këtë seancë të mbajtur sot, Lëvizja Vetëvendosje – si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit – nuk arriti të sigurojë shumicën e thjeshtë prej 61 votash për formimin e komisionit për votim të …

Më shumë...

Profesori amerikan Alon Ben Meir: Kurti duhet t’i japë fund bllokadës politike – zgjedhjet e reja nuk do t’i sjellin përfitim

Alon Ben-Meir

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Alon Ben Meir, ka reaguar ndaj krizës institucionale në Kosovë, duke e cilësuar bllokadën politike që po vazhdon prej muajsh si një “uzurpim të rrezikshëm të demokracisë”. Në një reagim të publikuar, Ben Meir ka shprehur shqetësimin se një vend i vogël si Kosova, …

Më shumë...

Memli Krasniqi pret ambasadorin gjerman Jorn Rohde

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend. Përmes një postimi, Krasniqi ka bërë të ditur se në qendër të bisedës ishin qëndrimet e PDK-së, si dhe …

Më shumë...

Përplasje në Facebook mes Muratit dhe Ramës: Buxheti i Prishtinës ndez debat publik dhe përfshin edhe ChatGPT-në

Ka vazhduar përplasja publike mes ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me bllokimin e buxhetit komunal. Debati mes tyre është zhvendosur në rrjetin social Facebook, ku të dy kanë shkëmbyer akuza e kundërakuza. Murati ka ironizuar Ramën duke thënë se …

Më shumë...

Prokuroria kërkon paraburgim për pesë policë të dyshuar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për pesë zyrtarë policorë të arrestuar në lidhje me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën gjatë arrestimit në Lipjan, më 7 korrik 2025. Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e prokurorisë, Kaltrina Shala, …

Më shumë...

Aida Dërguti kritikon vonesën e reagimit të ministrave për rastin Zejnullahu

Opinionistja Aida Dërguti ka kritikuar ashpër reagimin e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, duke e konsideruar atë si të vonuar dhe jo të përgjegjshëm. Dërguti ka thënë …

Më shumë...

Temperaturat përkeqësojnë situatën me zjarret: 41 vatra të raportuara sot, 14 ende aktive

Situata me zjarret në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kujdesit nga qytetarët. Vetëm gjatë ditës së sotme, janë raportuar gjithsej 41 vatra zjarri, ndërsa 14 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, sipas raportit të fundit nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave. …

Më shumë...

Kryetari Bashkim Ramosaj reagon për subvencionet: APK nuk ka gjetur konflikt interesi tek zyrtarët komunalë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar ndaj zërave publikë dhe shqetësimeve të ngritura lidhur me përfitimin e subvencioneve nga disa zyrtarë komunalë, duke sqaruar se Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk ka konstatuar ndonjë konflikt interesi në këtë rast. Përmes një njoftimi publik, Ramosaj ka bërë të …

Më shumë...

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Naim Ymeri

Sot iu dha lamtumira e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-eprorit të TMK-së dhe FSK-së, Naim Ymeri, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare. Ceremonia e varrimit u mbajt me nderime të plota ushtarake, në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të shumtë, të …

Më shumë...

Republika Sërpska ndan 22 milionë euro shtesë për lobim në SHBA, përkundër sanksioneve ndaj udhëheqësve të saj

Republika Sërpska ka ndarë mbi 22 milionë euro shtesë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të këtij entiteti serb të Bosnjë e Hercegovinës në raport me administratën e re amerikane. Ministria për Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës Sërpska ka …

Më shumë...

Gjykata Speciale cakton për 14 korrik shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen Pjetër Shala

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se shpallja e aktgjykimit të Apelit në çështjen ndaj Pjetër Shalës do të bëhet më 14 korrik 2025, në ora 11:30 sipas orës së Evropës Qendrore. Fillimisht, seanca ishte planifikuar për 15 korrik, por është ndryshuar me vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit …

Më shumë...

Marta Kos: Serbia përballet me sfida serioze – anëtarësimi në BE kërkon përmbushje të detyrimeve

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Deutsche Welle, ka deklaruar se Serbia ndodhet në një situatë shumë të vështirë dhe se BE e mbështet fuqishëm rrugën e saj evropiane dhe popullin serb. Duke komentuar protestat në Serbi dhe procesin e stërzgjatur të integrimit, Kos …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Kosova rrezikon të shkojë në konstituim me “treshifrorë”

Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se në mungesë të një marrëveshjeje politike, situata institucionale në vend mund të ngecë edhe në datat 26 dhe 27 korrik, me rrezikun që Kosova të shkojë në takime për konstituim të Kuvendit me numra të “treshifrorë”. Ai ka kritikuar …

Më shumë...

Ramush Haradinaj përkujton vëllezërit Bytyqi: Heroizmi i tyre është krenari për mbarë kombin”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot tre vëllezërit Bytyqi – Agronin, Yllin dhe Mehmetin – shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane, të cilët u vranë mizorisht në Serbi në korrik të vitit 1999. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se vëllezërit Bytyqi lanë …

Më shumë...

“Nis Marshi i Paqes drejt Potoçarit, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”

Në Bosnjë e Hercegovinë ka nisur të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë. Mijëra pjesëmarrës, për tri ditë me radhë, do të përshkojnë rreth 110 kilometra nga fshati Nezuk, afër Tuzllës, drejt Qendrës Përkujtimore në Potoçar, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori …

Më shumë...

Arben Gashi e sheh si çështje komplekse konstituimin e kuvendit

Arben Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk parasheh pasoja juridike për deputetët në rast se brenda 30 ditëve nuk respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Ai tha  se në këtë rast nuk ka fajtor kolektiv dhe se çështja është më shumë politike …

Më shumë...