Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, gazetari i njohur Nuhi Bytyçi ka bërë homazhe dhe ka shkruar në Librin e Zisë në nderim të Akademik Rexhep Qosjes. Me këtë rast, Bytyçi e vlerësoi lart figurën dhe veprën e Qosjes, duke e cilësuar atë si një ndër intelektualët më …
Më shumë...Lajmet
OVL UÇK, merr në konsideratë njoftimin e sotëm se Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend
OVL UÇK, merr në konsideratë njoftimin e sotëm se Ligji për Vlerat e Luftës Çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet në Qeveri dhe më pas në Kuvend. Asgjë nga këto nuk ndodhi rastësisht. Prej muajsh, kemi ngulmuar në këtë kërkesë përmes shkresave zyrtare drejtuar Qeverisë, Kuvendit dhe grupeve parlamentare. Kemi …
Më shumë...Rufki Suma kërkon komision për ndryshimin e emrave të vendbanimeve në Kosovë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rufki Suma, ka propozuar krijimin e një komisioni parlamentar të posaçëm për harmonizimin e emërtimit të vendbanimeve në Kosovë, duke argumentuar se disa prej tyre nuk pasqyrojnë identitetin dhe realitetin historik të vendit. Suma tha se emrat aktualë me prejardhje serbe duhet të rishikohen dhe të …
Më shumë...Hisen Berisha kritikon ligjin për Byronë e Konfiskimit: Rrezikon të amnistojë krimet e pasluftës
Analisti politik Hisen Berisha ka kritikuar ashpër Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se mënyra si është konceptuar, nuk përfaqëson luftë reale kundër korrupsionit, por mund të shndërrohet në një mekanizëm selektiv dhe madje amnistues për krimin. Sipas Berishës, kufizimi i hetimeve vetëm nga viti …
Më shumë...Drejtësia për Banjskën: Dy të dënuar me burgim të përjetshëm, njëri me 30 vjet burg
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke dhënë një nga vendimet më të rëndësishme për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës. Të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq është dënuar …
Më shumë...Ariana Musliu-Shoshi: Kryeministër, nëse je kundër Speciales, pse nuk merr iniciativë ta zhbësh?
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti gjatë seancës plenare të Kuvendit, duke e kritikuar për qëndrimin e tij ndaj Gjykatës Speciale. Ajo tha se Kurti ka pasur mundësi konkrete për të vepruar ndryshe, sidomos sa i përket mbështetjes financiare për mbrojtjen …
Më shumë...Eman Rrahmani: Paratë kaluan nga Qeveria për dioqezën që e quan Kosovën “Metohi”
Në seancën e Kuvendit u hap një debat i fortë pasi deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, kërkoi sqarime nga kryeministri Albin Kurti për ndarjen e 146 mijë eurove për Eparkinë e Rashkës dhe Prizrenit, institucion fetar që në faqen zyrtare Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”. Rrahmani ngriti shqetësimin …
Më shumë...Pas shumë pritjesh, Andin Hoti premton ligjin për vlerat e luftës: Javën tjetër në Qeveri
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se projektligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet javën e ardhshme për miratim në Qeveria e Kosovës. Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, Hoti tha se ministria tashmë ka …
Më shumë...SHBA përshëndet Kosovën për vendimin ndaj IRGC-së: Qëndrim i qartë kundër terrorizmit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka falënderuar Kosovën për vendimin që shpalli Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, organizatë terroriste, duke e cilësuar këtë si dëshmi të përkushtimit ndaj sigurisë globale dhe luftës kundër terrorizmit. Përmes një reagimi publik në platformën X, Byroja për Kundër terrorizëm në kuadër të DASH-it vlerësoi qëndrimin …
Më shumë...Besnik Tahiri propozon memorial për Eliot Engelin në Kuvend: Mikut të Kosovës t’i bëhet nderim i përhershëm
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar që në ambientet e Kuvendi i Kosovës të vendoset një memorial kushtuar ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të madh ndaj Kosovës. Tahiri ka vlerësuar se mbajtja e seancës përkujtimore për Engelin është një akt …
Më shumë...Ditë zie shtetërore në Kosovë për akademik Rexhep Qosjen
Dita e sotme është shpallur Ditë zie shtetërore në Kosovë, në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja. Profesor Rexhep Qosja ndërroi jetë të enjten në moshën 89-vjeçare. Shpallja e ditës së zisë shtetërore vjen si një vlerësim i lartë për kontributin e tij shumëvjeçar në letërsi, shkencë …
Më shumë...Mesazh nga Haga për Rexhep Qosjen: Bashkudhëtarët e nderojnë si udhërrëfyes të kombit
Përmes një komunikimi telefonik, Jakup Krasniqi ka përcjellë një telegram ngushëllimi për familjen e akademikut Rexhep Qosja, i cili është transmetuar publikisht nga Bilall Sherifi. Në mesazhin e dërguar nga të paraburgosurit në gjykatën speciale në Hagë, shprehet dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të …
Më shumë...Analizë nga Radio Evropa e Lirë: Zgjedhjet si skenar i pashmangshëm
Sinjalet e fundit nga subjektet kryesore politike në Kosova nuk japin indikacione për një kompromis të mundshëm për zgjedhjen e presidentit deri më 28 prill, afati kushtetues që, nëse nuk respektohet, çon vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë, partitë politike nuk kanë …
Më shumë...Aida Dërguti akuzon Albin Kurti për strategji zgjedhore dhe tendencë për kontroll institucional
Opinionistja Aida Dërguti ka kritikuar ashpër qasjen politike të kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se ai synon të kalojë vendin nëpër disa procese zgjedhore me qëllim konsolidimin e pushtetit. Sipas saj, edhe një rënie eventuale e mbështetjes elektorale nën 50 për qind nuk përbën shqetësim për qeverinë, pasi konsiderohet si …
Më shumë...Ganimete Musliu paralajmëron fundin e qeverisë: Afati për presidentin si pikë kthese
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se java e ardhshme mund të shënojë fundin e qeverisjes së Lëvizja Vetëvendosje, duke e lidhur këtë zhvillim me afatin kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Pas përfundimit të seancës në Kuvendin e Kosovës, Musliu u shpreh se e hëna përbën momentin vendimtar për …
Më shumë...Kadri Kryeziu: Komunikim i dobët dhe mungesë kompromisi në krizën për presidentin
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, Kadri Kryeziu, ka kritikuar ashpër nivelin e komunikimit politik dhe institucional në Kosova, në kohën kur vendi po përballet me bllokadë për zgjedhjen e presidentit. Komunikimi ndërmjet institucioneve dhe partive politike ka qenë në nivele të ulëta, pa reflektuar përgjegjësinë shtetërore dhe interesin e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
