Hisen Berisha kritikon ligjin për Byronë e Konfiskimit: Rrezikon të amnistojë krimet e pasluftës

Analisti politik Hisen Berisha ka kritikuar ashpër Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se mënyra si është konceptuar, nuk përfaqëson luftë reale kundër korrupsionit, por mund të shndërrohet në një mekanizëm selektiv dhe madje amnistues për krimin. Sipas Berishës, kufizimi i hetimeve vetëm nga viti 2008 e tutje përjashton një periudhë kyçe për abuzimet me pasurinë publike, konkretisht vitet 1999–2008, të cilat ai i cilëson si fazë me kriminalizim dhe keqpërdorim të madh të pronave shtetërore dhe procesit të privatizimit. Pikërisht në këtë periudhë janë bërë, sipas tij, dëmet më të mëdha ndaj ndërmarrjeve publike dhe pronës shoqërore, ndërsa kërkon që ligji të zgjerohet për të përfshirë edhe hetimin e kësaj faze. Berisha paralajmëron se nëse ligji mbetet i kufizuar, ai nuk do të godasë “peshqit e mëdhenj”, por përkundrazi do të legjitimojë dhe amnistojë krimin e organizuar ekonomik. Berisha përmend edhe institucionet si Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias, duke thënë se vendimet dhe opinionet e tyre kanë ngritur dilema serioze mbi kushtetutshmërinë dhe zbatueshmërinë e ligjit. Ai propozon që në vend të një qasjeje selektive, të ndërmerret një reformë më e thellë që përfshin hetimin e procesit të privatizimit dhe verifikimin e figurës së zyrtarëve publikë.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …