Lajmet

Punësimet në Qendrën për Menaxhim me Kriza: Shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon  praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së. Kjo situatë …

Më shumë...

Ejup Maqedonci: FSK merr pjesë në stërvitjen JRTC 25-08 në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë aktivisht në stërvitjen e avancuar JRTC 25-08, e cila po zhvillohet në Fort Johnson, Luiziana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë trajnim të nivelit të lartë, marrin …

Më shumë...

SHBA përcjell shqetësime dhe kërkon angazhim të ri për stabilitetin rajonal

Zyrtarë të lartë të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar javën e kaluar në Kosovë, ku kanë zhvilluar takime intensive me drejtuesit më të lartë shtetërorë dhe politikë të vendit. Qëllimi kryesor i vizitës ishte vlerësimi i përkushtimit të Kosovës ndaj stabilitetit vendor dhe rajonal, …

Më shumë...

Zyrtarë të Pentagonit kanë vizituar Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i FSK-së, Gjeneral-Lejtnant Bashkim Jashari, kanë zhvilluar takime në Departamentin e Mbrojtjes në Washington D.C., duke theksuar partneritetin strategjik me SHBA-të. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një postim të pazakontë, ku ka përmendur edhe Kosovën në kontekstin e zhvillimeve …

Më shumë...

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është çelësi për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në një intervistë për RTK, ai theksoi se Asociacioni është një zotim i Kosovës që nga viti 2013 dhe …

Më shumë...

Jorn Rohde: Thjesht dërgojeni statutin në Gjykatën Kushtetuese.

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, theksoi se që nga viti 2013 të gjithë kryeministrat e Kosovës nuk kanë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për zbatimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai nënvizoi se aktualisht ekziston një propozim i mbështetur nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe se …

Më shumë...

Lahi Brahimaj: AAK kundër votimit të fshehtë për kryeparlamentar, gati për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka bojkotuar procesin e votimit për kryetarin e Kuvendit kur ai është zhvilluar në mënyrë të hapur, por është kategorikisht kundër formës së votimit të fshehtë që, sipas tij, përbën shkelje të Kushtetutës …

Më shumë...

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nuk do të organizohet votim në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Mërgata do të mund të votojë vetëm përmes postës. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar në një intervistë për RTK-në se kjo praktikë vjen …

Më shumë...

Taulant Balla takon Endritin, djalin e Hashim Thaçit

Ministri i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se Endriti i kishte përcjellë përgëzimet e babait të tij për zgjedhjet, si dhe një mesazh të rëndësishëm nga …

Më shumë...

Vlora Çitaku reagon ndaj deklaratës së Gërvallës, fyerje për luftën, dëshmorët dhe aleatët tanë

Vlora Çitaku

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, përpara përfaqësuesve ndërkombëtarë, ku ajo thuhet se ka deklaruar se “Kosova nuk është më ajo që ka qenë”, duke aluduar në një gatishmëri të re për t’u përballur me …

Më shumë...

Pren Marashi: Me gjak u ndërtua shteti, sot po e shkatërrojnë me pagat e tij

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Pren Marashi, ka reaguar ashpër pas dështimit të 33-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Përmes një postimi publik, ai ka shprehur shqetësim të thellë për krizën politike që po e paralizon vendin. …

Më shumë...

Bilanci negativ i migrimit rrëzon pretendimet e Kurtit për kthimin e qytetarëve

Të dhënat zyrtare nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi ka humbur mbi 17 mijë banorë gjatë vitit 2024, duke përgënjeshtruar deklaratat e ish-kryeministrit Albin Kurti se më shumë qytetarë po kthehen se sa po largohen. Vetëm gjatë vitit të kaluar, mbi 37 mijë qytetarë emigruan jashtë vendit …

Më shumë...

Vuk Drashkoviq: Kisha Ortodokse Serbe s’e ka dënuar asnjë krim të kryer nga serbët, përfshirë masakrën në “Panda”

Ish-politikani dhe shkrimtari serb, Vuk Drashkoviq, ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se kurrë nuk ka dënuar krimet që janë kryer nga serbët gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, përfshirë edhe masakrën e vitit 1998 në kafenenë “Panda” në Pejë. Në një intervistë për emisionin “Pa censurë”, Drashkoviq tha se gjashtë të rinjtë …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Deklarata e Trump konfirmon se Marrëveshja e Ohrit ka qenë e dëmshme për Kosovën

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me çështjen Kosovë–Serbi, duke e quajtur një sinjal të qartë për një rikthim të SHBA-së në procesin e paqes. Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, Haziri tha se deklarimi i Trump-it konfirmon qëndrimin e LDK-së …

Më shumë...

Memli Krasniqi mirëpret deklaratën e Trump-it, nëse s’kemi institucione, pozicioni i Kosovës rrezikohet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur “të mirëseardhur” deklarimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rikthimin në skenën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për media, Krasniqi tha se fakti që Trump e përmendi Kosovën si një çështje me prioritet është …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke e quajtur situatën aktuale “skandaloze”. Para mediave, të martën, Limaj iu bëri thirrje të gjitha partive politike që të ulen dhe të dakordohen për formimin e institucioneve, duke kërkuar që të lihen anash interesat personale …

Më shumë...