Së paku 832 njerëz vdiqën nga tërmeti dhe cunami shkatërrues që goditën ishullin Sulavesi të Indonezisë të premten, bëri të ditur Agjencia Kombëtare e Katastrofave. Sipas saj, zona e prekur është shumë më e madhe sesa që u mendua fillimisht. Shumë njerëz u gjetën nën rrënojat e ndërtesave që kolapsuan …
Më shumë...Lajmet
Spanja shpëtoi 466 emigrantë që ishin përpjekur për të kaluar në Mediteran nga Afrika e Veriut për në Evropë
Ekipi shpëtues i Spanjës ka arritur të shpëtoje 466 emigrantë që kanë tentuar të kalojnë detin Mediteran nga Afrika e Veriut për në Evropë. Autoritetet njoftuan se kanë kapur emigrantët në 10 anijë të ndryshme që ishin shpërndarë në det. Rreth 300 persona kanë vdekur këtë vit në ujërat që …
Më shumë...Ali Ahmeti thotë se nga 1 tetori Maqedonia do të jetë pranë Bashkimit Evropian, por edhe pjesë e NATO-s
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, votimin e të dielës e ka vlerësuar si historik për të ardhmen e vendit, sigurinë, paqen dhe mirëqenien e qytetarëve. Pas votimit në Zajas të Kërçovës, Ahmeti ka thënë se pret që nga 1 tetori Maqedonia të jetë më pranë BE-së dhe …
Më shumë...Haradinaj: Qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, pas vizitës zyrtare në ShBA, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shqetësohen lidhur me marrëveshjen e mundshme me Serbinë, pasi nuk do të ketë lëvizje të kufirit apo territorit. Haradinaj në konferencën e mbajtur në Aeroportin …
Më shumë...Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i dërgon letër Kancelares Merkel për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me korrigjimin e kufijve
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar letër Kancelares Gjermane, Angela Merkel, si dhe 28 ministrave të jashtëm të BE-së për qëndrimin e partisë së tij në lidhje me korrigjimin e kufijve. Përmes një postimi, Mustafa është shprehur se në këtë letër ka përçuar mesazhin se korrigjimi i kufijve …
Më shumë...Haradinaj u bënë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht dhe pa hezitim t’i përgjigjen sot referendumit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që masovikisht dhe pa hezitim t’i përgjigjen sot referendumit në vendin e tyre. Sipas Haradinajt, vota e shqiptarëve “pro” është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. “Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe …
Më shumë...Federica Mogherini: Bashkimi Evropian bën thirrje për përmbajtje pas vizitës së kryetarit Thaçi në Ujman
Bashkimi Evropian ka njoftuar se është në kontakt me të gjithë aktorët relevantë, pas reagimeve që shkaktoi vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën në Liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës. Thaçi ka thënë se vizita e tij atje, me përcjellje të policisë, ishte “rutinore” dhe “krejt …
Më shumë...Shtetasit maqedonas sot do të deklarohen për riemërtimin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut
Rreth 1.8 milion votues janë ftuar të deklarohen të dielën për Marrëveshjen me Greqinë, që parasheh riemërtimin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka do t’i jepej fund kontestit 27-vjeçar me fqinjin jugor. Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni vlerësojnë se referendumi i së dielës paraqet një …
Më shumë...Vuçiq: Hyrja e forcave speciale të Kosovës, ditën e shtunë në veri të Kosovës, përbën “sulm të armatosur banditësh”
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se hyrja e forcave speciale të Kosovës, ROSU, ditën e shtunë në veri të Kosovës, përbën “sulm të armatosur banditësh”. “Me hyrjen e njësive speciale ROSU në veri të Kosovës u kërcënua dhe sulmua paqja”. “Operacioni përfshiu 110 deri në 130 anëtarë të forcave …
Më shumë...Hoti: Aventurat për të bërë pazar me territore kanë marr fund të kota janë krekosjet me skafe, pranë organeve të sigurisë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me vizitën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman. Veprimin e tillë të të parit të vendit, Hoti e quan krekosje. Nëpërmjet një shkrimi ai ka kërkuar zgjedhje të reja. Ndërkohë, sipas tij, aventurat me pazare të Thaçit …
Më shumë...Është liruar rruga Mitrovicë – Bërnjak pasi ishte bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së kryetarit Thaçi në Ujman
Është liruar rruga Mitrovicë – Bërnjak që ishte e bllokuar nga serbët lokal pas vizitës së kryetarit Hashim Thaçi gjatë të shtunës në Ujman. Serbët që kishin bllokuar rrugën në hyrje të Zubin Potokut që nga ora 17:00 janë shpërndarë dhe rruga është liruar për qarkullim. Mësohet se rruga është …
Më shumë...Haradinaj: Shteti është në rrugën e drejtë të kompletimit të tij kushtetues, veçanërisht në transformimin e FSK-së
Kryeministri Ramush Haradinaj ka falendëruar protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës ditën e shtunë. Ai ka thënë se shteti është në rrugën e drejtë të kompletimit të tij kushtetues, veçanërisht në transformimin e FSK-së në ushtri. “I falënderoj protestuesit për kulturën qytetare të treguar gjatë protestës. Përshëndes shprehjen e …
Më shumë...Nuk ka nevojë që Serbia të reagojë me alarme kur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, viziton liqenin e Ujmanit
Zëvendës-kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka deklaruar se s’ka nevojë që Serbia të reagojë me alarme të rrejshme kur Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e viziton liqenin e Ujmanit. Ai tha se presidenti dhe secili qytetar tjetër i Kosovës mund ta vizitojnë secilën pjesë të vendit sa herë që dëshirojnë. …
Më shumë...KFOR-i: Pjesëtarët e Policisë kanë qenë në detyrë për të mbrojtur kryetarin Thaçi gjatë vizitës në Zubin Potok
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovës, përmes një komunikate për media njoftojnë se kanë shqyrtuar praninë e pretenduar të Njësisë Special të Policisë së Kosovës – ROSU, në veri të vendit. KFOR ka thënë se prania e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë qenë në detyrë për të mbrojtur …
Më shumë...Albin Kurti: Thaçi, i ka dhënë leje Vuçiqit të vizitojë Mitrovicën për ta madhështuar Millosheviçin
Në fjalimin e tij para mijëra protestuesve, në Prishtinë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar kryetarin Hashim Thaçi për sikur thotë ai joshjen e Serbisë për territorin e Kosovës. Thaçi, i ka dhënë leje Vuçiqit të vizitojë Mitrovicën për ta madhështuar Millosheviçin. Nuk mund të bëjë marrëveshje ideale një …
Më shumë...Kadri Veseli: Me protestën e mbajtur nga lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka fituar asgjë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar lidhur me protestën e mbajtur nga lëvizja “Vetëvendosje”, për kundërshtimin e bisedimeve për korrigjimin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të dy vendeve. Sipas Veselit Kosova me këtë protestë nuk ka fituar asgjë dhe humbësit kanë …
Më shumë...