leoni

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Rudina Hajdari ka vendosur që të krijojë një parti të re

Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë,  Rudina Hajdari, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nga foltorja e Kuvendit, Hajdari është shprehur se grupi që ajo përfaqëson do të shpalosë alternativën për ndryshimin e sistemit. “Ky grup ka bindjen e fortë se do dalë kundra ndryshimeve kushtetuese të bëra në 2008 që sollën degradimin e sistemit zgjedhor. Jemi të hapur për të gjetur sistemin më të parshtatshëm. Kjo është kauza jonë e vetme dhe më e rëndësishmja. Ne jemi për përfaqësim nga populli. Ne nuk duam në asnjë mënyrë t’i bojkotojmë zgjedhjet e qershorit. Koha nuk është në favorin tonë. Ftoj gjithashtu që të mos bojkotohen zgjedhjet. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe të qëndrojmë brenda kushtetutës. Ftoj çdo lloj demokrat që të na përkrahë. Po përgatitemi dhe do marrim çdo lloj mase të mundshme për të shpalosur një alternativë tonën. Të na përkrahin demokratët që të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale, në këtë parlament, t’i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend”, u shpreh Rudina Hajdari.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …