Sot në 20-vjet0rin e rënies, përkujtohen dëshmorët: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyçi, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi

Sot në 20-vjet0rin e rënies, përkujtohen dëshmorët: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyçi, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi

Sot në 20-vjetorin e rënies, me aktivitete  tematike e kulturore  përkujtohen dëshmorët e Gradinës, në Rrafshnaltën e Drenicës. Atë ditë, në luftime ballë për ballë kundër forcave serbe, me vendosmëri të veçantë,  për të mos lejuar që me asnjë çmim që forcat vrastare serbe të depërtonin në pikën më strategjike në luftës, kanë rënë heroikisht: Islam Kastrati, Mentor Morina, Ramadan Bytyçi, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi dhe janë plagosur dhjetëra luftëtarë të tjerë. Maja e Gradinës ishte mbrojtur deri në fund të luftës. Luftëtarët e lirisë nuk lejuan depërtimin  e forcave serbe nga ajo anë,  në Rrafshnaltë, ku ndodheshin institucionet e luftës së UÇK-së, Selia e Shtabit, e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Spitali Ushtarak, Radio-Kosova e Lirë, Agjencia Kosovapress   dhe dhjetëra mijëra të zhvendosur në grykat e maleve nga Kizhareka, Nekovci, Bainca, Shala, Krojmiri, Pretërshtica, Blinaja dhe fshatrat e tjera në perëndim prej Arllatit, Lladrovcit, Bajës, Bellanicës, Bllacës, Ngucatit etj. Tubimi përkujtimor për dëshmorët e Gradinës mbahet sot në Drenas, në orën 16.30 minuta.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …