Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se ia ka dorëzuar Zyrës së Kryeministrit, Ramush Haradinaj raportin rreth hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave Serbe me anë të të cilit njoftohet me punën e ekipit menaxhues, i cili është i ngarkuar për hartimin e statusit të këtij asociacioni. …
Më shumë...Lajmet
AAK mban Kuvendin e tetë zgjedhor
Sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbanë Kuvendin e tetë zgjedhor nga i cili do të dalin organet më të larta të partisë. Deri tani, kandidati i vetëm për drejtimin e kësaj partie për katër vitet e ardhshme është kryetari i saj i deritashëm, Ramush Haradinaj. Kuvendi i tetë zgjedhor …
Më shumë...Ministrja Albena Reshitaj mori pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020”
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka marr pjesë në Panelin e Lartë “Politikat e Energjisë dhe Klimës pas vitit 2020” organizuar nga Komuniteti i Energjisë, në të cilën po marrin pjesë ministra nga shtetet e rajonit dhe ekspertë që kanë …
Më shumë...Hoti: Kryetari Thaçi s’ka mandat kushtetues për ta përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi nuk ka mandat kushtetues për ta përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut. Ai ka përkujtuar më tutje se nuk ka mandat nga Kuvendi askush për të dialoguar në Bruksel përveç qeverisë duke shfrytëzuar …
Më shumë...Sot bëhet rivarrimi i trupit tëdëshmorit të kombit, Dr. Lec Gradica
Sot bëhet rivarrimi i dëshmorit të kombit, Dr. Lec Gradica. Fillimisht do të bëhet zhvarrimi tij nga varrezat e dëshmorëve në fshatin Polac të Skenderajt, në ora 15:00 dhe pastaj me nderime ushtarake do të dërgohet për në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, ku bëhet rivarrimi. Dr. Lec Gradica …
Më shumë...Haradinaj: Nuk është burrni mos me marrë pagën dyfish, sikur bën ministri Bedri Hamza dhe stafi i tij (!)
Lidhur me refuzimin e pagës me rritje qind për qind nga Ministri i Financave, Bedri Hamza ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili thotë se refuzimi i marrjes së dyfishuar të pagës nuk është burrni. Edhe unë mundem mos me marrë pagën, në fakt jam në atë mundësi …
Më shumë...Greg Delawie: Kosova mund të jetë pjesë e BE-së vetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pa korruptuara
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë sot se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropianvetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pa korruptuara. Në konferencë e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër …
Më shumë...Veseli: Komuniteti egjiptian ka dhënë kontribut të çmuar në ndërtimin e bashkëjetesës ndëretnike
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot qytetarë të komunitetit egjiptian, në kuadër të shënimit të Javës egjiptiane në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është shtet ku të gjithë qytetarët, pavarësisht dallimeve që kanë, qofshin ato etnike, apo religjioze, ndihen të lirë dhe të barabartë. Ai tha se …
Më shumë...Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur sot për kryeshef ekzekutiv, z. Gent Begolli të AAK-së
Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur sot për kryeshef ekzekutiv, z. Gent Begolli, i cili pritet ta fillojë punën më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave. Gent Begolli është zyrtar i AAK-së partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj. Deri tani ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën …
Më shumë...Gratë e Kosovës themeluan Koalicionin për Barazi
Sot me 22 qershor 2018, në Hotel Sirius në Prishtinë, gjatë nismës “Fuqizimi i Pjesëmarrjes së Grave në Politikë dhe Vendimmarrje në Kosovë”, gratë në politikë në nivelin qendror dhe lokal, organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë aktiviste të cilat përkrahin dhe fuqizojnë njëra tjetrën në përmirësimin e …
Më shumë...FSK-ja e ka përfunduar projektin humanitar në mbështetje të komunitetit në Babaj të Bokës
Batalioni i Xhenios i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot ka përfunduar me sukses projektin infrastrukturor në fshatin Babaj të Bokës të Komunës së Gjakovës. Pjesëtarët e xhenios pas një pune të palodhshme rregulluan infrastrukturën rrugore duke bërë kështu zgjerimin dhe mbushjen me zhavorr të dy rrugëve me gjatësi prej …
Më shumë...Holanda – Shqipërisë: Pajtohemi me ndërtimin e kampeve për azilkërkues por jo si kusht për aderim në BE
Holanda, në mënyrë cinike konstaton se Shqipëria mund të ecë përpara me sundimin e ligjit dhe për këtë ne e trimërojmë, por bisedimet rreth anëtarësimit, në fund të fundit nuk do të thonë edhe aderim në BE. Ne thjesht do t’i vëmë në rresht, pastaj sesa shpejt do të ndodhë …
Më shumë...Behxhet Pacolli: Shpifjet dhe falsifikimet e Daçicit nuk mund ta mposhtin fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, duke komentuar deklaratën e shtetit të Libisë, me të cilën mohohet se ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se nuk merret me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin të tij. Pacolli ka falënderuar kryetarin …
Më shumë...Ministria e Administratës Publike shënoi 23 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civil
Në një ceremoni rasti, në Ministrinë e Administratës Publike u shënua Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil-23 qershori. Të pranishëm, pos ministrit Yagcilar dhe zëvendësministrave të MAP-it, Sami Hajdaraj e Bujar Nervojaj, ishin edhe përfaqësuesit e Kryeministrisë, të KPMK-së, të sindikatave dhe shërbyes civil të nivelit lokal dhe qendror. Ministri Mahir …
Më shumë...Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk ka pranuar të marrë pagën me rritje, as pjesën retroaktive
Këshilltari, i ministrit të Finanacave, Bedri Hamza, zotëriu, Lulzim Rafuna, ka deklaruar për mediet se ai së bashku me ministrin dhe me këshilltarët kanë refuzuar të marrin pagën me rritje për të cilën vendosi kryeministri Ramush Haradinaj. I pyetur nëse ministria ka forcë ligjore për të penguar rritjen e pagave të …
Më shumë...Republika e Kosovës do të aplikojë si shtet vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë
Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të nis procedurat për aplikimin e statusit të shtetit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë. Ministri Bajram Hasani ka thënë se duke ditur rëndësinë e kësaj organizate, ata kanë bërë këtë propozim, duke thënë se marrja e këtij statusi …
Më shumë...