Ministrja Hoxha thotë se BE-ja ka ofruar mbështetje për sundimin e ligjit në Kosovë, por ende është sfidë

Ministrja Hoxha thotë se BE-ja ka ofruar mbështetje për sundimin e ligjit në Kosovë, por ende është sfidë

Në panelin e diskutimit në Vjenë, të organizuar nga, euro deputeti Lukas Mandl për rajonin e Evropës Juglindore, posaçërisht për vendet që nuk janë anëtare të BE-së, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, diskutoi për temën “Sundimi i ligjit, investimet dhe punësimi: Sfidat aktuale për Evropën Juglindore”. Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm nga shpallja e Pavarësisë, duke fuqizuar sundimin e ligjit, ceku Ministrja Hoxha, proces që prek të gjitha vendet e rajonit. Sfidat në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë, mbeten të ngjashme për të gjitha vendet e Evropës Juglindore, kryesisht në çështjet e zbatimit efikas të ligjit, vonesave për procedurat gjyqësore dhe luftës kundër krimit e korrupsionit, vuri në dukje Ministrja Hoxha dhe shtoi se BE ka ofruar mbështetje për sundimin e ligjit në Kosovë, por ende është sfidë. Ministrja e vlerësoi se çdo ndihmë që mund të ketë Kosova në procesin integrues është e mirëpritur, duke ftuar pjesëmarrësit për diskutim rreth përvojave të tyre. Pas diskutimeve konstruktive, për këtë proces, Ministrja i falënderoi panelistët dhe debatuesit për bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …