Denis Spahija: Miqësia me Amerikën nuk duhet të lëkundet

Denis Spahija: Miqësia me Amerikën nuk duhet të lëkundet

“Instituti Shkencor Kosovar-Suedez” përshëndeti me kohë vendosjen e taksës prej 100% në produktet e Serbisë si të qëlluar dhe sensibilizuese. Mendojmë që qëllimi është arritur duke ngritur mekanizma për identifikimin e vendit të origjinës dhe tash mbetet tek konsumatori të jetë i ndërgjegjshëm dhe t’i bojkotojë ato. Nga ana tjetër nuk guxojmë të vëmë në lojë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu edhe me shtetet tjera të NATO-s duke pasur parasysh kontributin dhe investimin e tyre në lirinë dhe shtet-formimin e Republikës së Kosovës. Këshillat e miqve duhen dëgjuar dhe fjala e tyre duhet të zë vend sepse miku mikun respekton. Ne mendojmë që taksa duhet suspenduar për një kohë dhe t’i lihet miqve që të ndikojnë tek fqinji verior të reflektoj dhe të filloj implementimin e marrëveshjeve të gjertanishme dhe mos pengoj Republikën e Kosovës në rrugën e saj për në Bashkim Evropian si dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtar si UNESKO, INTERPOL, KOMBE TË BASHKUARA etj.

Denis Spahija, Zv. President

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …