Altin Krasniqi, një figurë politike, ka reaguar ashpër ndaj bllokadave dhe veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duketheksuar se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konstituohet nëse partia e parë vazhdon të veprojë me arrogancë dhe pa dialog. Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim, partneritet dhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve, duke …
Më shumë...Lajmet
Mbrojtja e Jakup Krasniqit paralajmëron dënimin e mundshëm të krerëve të UÇK-së
Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka shprehur shqetësim lidhur me vazhdimin e paraburgimit të tij, duke paralajmëruar se kjo mund të shihet si një dënim preliminar që bie ndesh me prezumimin e pafajësisë. Avokatja e Krasniqit ka theksuar se paraburgimi është bërë i panevojshëm, pasi Prokuroria e Hagës ka mbyllur fazën …
Më shumë...Punëtorët e sektorit privat protestojnë në Prishtinë: Kërkojnë paga dinjitoze dhe kushte më të mira pune
Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat protestoi në Prishtinë nën moton “Qeveri – Kompani, është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”. Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi, deklaroi se punëtorët trajtohen si skllevër dhe kërkoi rritjen e pagës në sektorin privat në …
Më shumë...Kadri Kryeziu: Nëse nuk vepron presidentja Osmani, mund të ndërhyjë administrata amerikane
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se bllokimi i gjatë i formimit të institucioneve të Kosovës mund të sjellë ndërhyrje ndërkombëtare. Ai tha se presidentja Vjosa Osmani ka përgjegjësi kushtetuese për të ndihmuar në zhbllokimin e situatës dhe formimin e institucioneve të reja. “Presidentja ka kompetenca neutrale, por …
Më shumë...Albert Krasniqi: Votimi i fshehtë në seancë konstituive është i papranueshëm dhe krijon hapësirë për manipulime
Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus ka reaguar ndaj përpjekjes për të zhvilluar votim të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një veprim të gabuar, me rreziqe të larta për integritetin e procesit demokratik. Sipas Krasniqit, votimi i fshehtë është i paraparë vetëm …
Më shumë...Dështimi i nëntë për konstituimin e Kuvendit – nuk kalon propozimi për votim të fshehtë
Për të nëntën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi edhe në seancën e së enjtes, më 1 maj 2025, nuk u arrit konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari propozoi që votimi për kryeparlamentarin të zhvillohej në mënyrë të fshehtë, …
Më shumë...Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë përpjekje si të paligjshme dhe jokushtetuese. Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën si po menaxhohet situata nga Vetëvendosje, …
Më shumë...Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kuvend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja vetëm për të realizuar ambicien që Albulena Haxhiu të bëhet kryetare e Kuvendit. Bajrami u shpreh se …
Më shumë...Time Kadrijaj: AAK e qëndrueshme në refuzimin e kandidaturës së Haxhiut
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklaruar se qëndrimi i partisë së saj mbetet i pandryshuar lidhur me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ajo e bëri të qartë se AAK nuk e mbështet këtë emërim dhe nuk i jep votën Qeverisë …
Më shumë...Fatmir Limaj: Nuk marrim pjesë në procese ku ka shkelje të procedurës parlamentare
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku u propozua një votim i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Limaj theksoi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në asnjë proces votimi që ka shkelje të procedurës …
Më shumë...Hekuran Murati: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe kundër zhbllokimit të Kuvendit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar pas refuzimit nga partitë opozitare për të pranuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke i akuzuar ato për bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit. Murati theksoi se qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndryshuar formën e votimit në Kuvend dhe për ta zgjedhur Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë. Ai ka theksuar se këto veprime arbitrare janë arsyeja kryesore …
Më shumë...Ka përfunduar takimi i nivelit të lartë mes Memli Krasniqit dhe Albin Kurtit
Sot është zhvilluar një takim mes kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga bllokada institucionale pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Pas takimit, Memli Krasniqi deklaroi për mediat se diskutimet kishin për qëllim shqyrtimin e mundësive …
Më shumë...Ambasadat perëndimore i bëjnë thirrje lidershipit kosovar për zhbllokim institucional
Në mes të krizës politike dhe bllokimit të zgjatur institucional në Kosovë, ambasadat perëndimore kanë dalë me qëndrime të qarta, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak dhe formim të menjëhershëm të institucioneve. Ambasada e ShBA-së, në Prishtinë, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe demokratik dhe është përgjegjësi e lidershipit …
Më shumë...Sami Lushtaku: PDK nuk guxon të bëjë koalicion me Vetëvendosjen
Sami Lushtaku, nënkryetar i Komunës së Skënderajt dhe përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës, ka hedhur poshtë çdo mundësi të një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se PDK-ja “nuk guxon” të bëjë një bashkëpunim me këtë parti. Lushtaku u shpreh se fyerjet që Albin Kurti dhe VV-ja kanë bërë …
Më shumë...Sot tentativa e nëntë për konstituimin e Kuvendit – LVV sërish me kandidaturën e Albulena Haxhiut
Sot, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë përpjekjen e nëntë për konstituim, me qëllim zgjedhjen e kryetarit të tij. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut, e cila deri më tani ka dështuar gjashtë herë të fitojë shumicën e nevojshme prej 61 votash. Në seancën e fundit, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
