Komisari për Zgjerim i Komisionit Evropian, Johanes Hahn, sot është takuar me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe hapave të ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë proces. Hahn, të premten ka udhëtuar për në Beograd, ku është pritur nga krerët e …
Më shumë...Lajmet
Kryeministri, Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut
Kryeministri, Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut. Ai gjatë diskutimit në këtë Forum ka theksuar se po punohet që ndërlidhja e rajonit të jetë në funksion të integrimeve europiane. E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që …
Më shumë...Albin Kurti: Thaçi një marrëveshje për korrigjim kufijsh tanimë e ka bërë, por ende nuk ka korrigjim
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” nuk janë “të pa njohura”. Thaçi një marrëveshje për korrigjim kufijsh tanimë e ka bërë, por që siç ka thënë Kurti, ende nuk ka korrigjim. Ai tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar …
Më shumë...Në 20-vjetorin e “Epopesë së Vërrinit”do të zhvillohen një varg aktivitetesh tematike e përkujtimore, në Prizren
Në ditën e parë të aktiviteteve, në shënim të 20-vjetorit të “Epopesë së Vërrinit” sot në orën 10.00, mbahen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në orën 11.00 vendosen buqeta lulesh te shtatorja, në Shadervan, ndërsa në orën 11.30 mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës, “Xhemali Berisha”, në …
Më shumë...Greg Delawie: Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në fund të mandatit të tij si ambasador deklaroi se sipas hulumtimeve në arkivat e Uashingtonit, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë Delawie e bëri në një ligjëratë përpara studentëve në …
Më shumë...Amerika dhe Gjermania nuk kanë qëndrim të njëjtë lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Amerika dhe Gjermania tash për tash nuk kanë qëndrim të njëjtë lidhur me korrigjimin apo shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Gjermania arsyeton se një lëvizje e tillë do ndikonte të vendet e tjera të rajonit që duan shkëmbime e ndërrime të territoreve etnike. Kosova, e cila është çliruar …
Më shumë...Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Rusinë se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Moskën zyrtare se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut, të mbështetur nga Rusia, kundër bastionit të fundit të kryengritësve në Idlib, në Siri dhe konsideron se bëhet fjalë për një përshkallëzim në një konflikt që është shumë i rrezikshëm. “Tre milionë sirianët …
Më shumë...BDI: Platforma Politike për Referendumin për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian
Platformë Politike për Referendumin për integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm Bashkimi Demokratik për Integrim më 31 gusht 2018 në Shkup. Duke u nisur nga Deklarata themeluese e Bashkimit Demokratik për Integrim nga 5 qershori i vitit 2002; Në përputhje me të gjitha programet tona në të gjitha …
Më shumë...Bernard Kushner u ka dhënë përkrahje ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ish-përfaqësuesi special i OKB-së në Kosovë, Bernard Kushner, u ka dhënë përkrahje ideve për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Aika vlerësuar se ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët, dhe sipas tij do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët. Kouchner ka thënë …
Më shumë...Një delegacion i SBASHK-ut po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombetar “Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat”
Delegacioni i SBASHK-ut i udhehequr nga Kryetari Rrahman Jasharaj po merr pjesë në Simpoziumin Ndërkombetar me temën: “Globalizmi, Arsimimi dhe Sindikatat”, i cili po mbahet Stamboll, ku po marrin pjese delegacionet e 76 shteteve nga mbar bota me 176 pjesëmarrës. Folësit e panelit përbëhen nga përfaqësues të sindikalistëve dhe arsimit …
Më shumë...Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë, bëhen bashkë partitë shqiptare në këtë vend
Të shtunën, Tuzi në Mal të Zi do të shpallet komunë. Prej 27 vitesh shqiptarët e Tuzit kërkonin shpalljen komunë, ndaj, për atë që do të jetë një ditë historike, aktivitetet në Tuz kanë nisur që të premten. Politikanët shqiptarë pa dallim partiak janë bashkuar dhe dolën së bashku në …
Më shumë...Brukseli zyrtar do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, deklaroi sot në Vjenë se Brukseli zyrtar do të mbështesë cilëndo marrëveshje midis Serbisë e Kosovës, që do të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, Unioni nuk mbështet shtetet e pastra etnikisht. Po punojmë për …
Më shumë...Komisioni Europian pajtohet për zgjidhje fleksibile mes Kosovës e Serbisë nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare
Komisioni Europian është “i hapur” për zgjidhje fleksibile ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nëse do ajo do të ishte marrëveshje përfundimtare. Por kusht është që marrëveshja të mos jetë “mostër” për shtetet tjera. Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit “Novosti”, përmes burimeve të saja nga Brukseli. “Do të pranonim çfarëdo marrëveshje …
Më shumë...Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci
Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci. Ministri Berisha dhe gjenerali Cuoci biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it si dhe për hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në të …
Më shumë...Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu
Sot para 47 viteve lindi njëri prej idelogëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit Bahri Fazliu. Njerzit e mëdhënj nuk vdesin kurrë, ata vetëm ditëlindje kanë! Kosovës po i mungon vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut.Lavdi Heroit të Kombit Bahri Fazliu! Bahri Fazliu është vëllai …
Më shumë...Hoti: LDK e mirëpret qëndrimin e Gjermanisë dhe Austrisë kundër idesë për shkëmbimin e territoreve me Serbinë
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur qëndrimin e Gjermanisë dhe Austrisë, kundër idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Nga kjo parti kanë deklaruar se do të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga të gjitha vendet mike për të mbrojtur territorin e vendit. Por, nuk janë deklaruar nëse do të …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
