Greg Delawie

Greg Delawie: Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në fund të mandatit të tij si ambasador deklaroi se sipas hulumtimeve në arkivat e Uashingtonit, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë Delawie e bëri në një ligjëratë përpara studentëve në Pallatin e  Drejtësisë. “Pres hetime të mëtejme dhe veprime për ta eliminuar hendekun e stërmadh në mes të numrit të pensioneve dhe numrit të luftëtarëve të identifikuar pas luftës. I kemi hulumtuar arkivat në Uashington dhe Kosova kurrë nuk ka pohuar që ka pasur me shumë se 15 mijë luftëtarë të UÇK-së. Është marramendëse se si numri i përfituesve, 20 vjet pas konfliktit, po rritet e të mos po zvogëlohet. Delawie u bëri thirrje që politikanët kosovarë të heqin dorë nga ndikimi në  drejtësi sidomos kur bëhen hetime për korrupsion. Ambasadori përsëriti se Kosova duhet të jetë e përkushtuar për fuqizimin sa më të shpejtë të sundimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …