leoni

Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Rusinë se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi Moskën zyrtare  se po mbron sulmin e regjimit të Damaskut, të mbështetur nga Rusia, kundër bastionit të fundit të kryengritësve në Idlib, në Siri dhe konsideron se bëhet fjalë për një përshkallëzim në një konflikt që është shumë i rrezikshëm. “Tre milionë sirianët që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që janë aktualisht në Idlib do të vuajnë këtë agresion. Kjo është shumë e keqe dhe bota po ju shikon, paralajmëroi shefi amerikan i diplomacisë. SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar kohët e fundit Asadin dhe Moskën se nuk do të lënë të pandëshkuar përdorimin e armëve kimike nga regjimi, në rast të një ofensive në Idlib.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …