mbpzhr grante
Airport Adem Jashari
MIT
kek
valamobile
Fillimi / Institucionet / Ministri Gashi viziton Komitetin Olimpik të Kosovës, premton mbështetje për KOK-un dhe sportistët kosovarë

Ministri Gashi viziton Komitetin Olimpik të Kosovës, premton mbështetje për KOK-un dhe sportistët kosovarë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar Komitetin  Olimpik të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ministri Gashi ka takuar presidentin e komunitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës. Ministri Gashi ka diskutuar për nevojat dhe kërkesat që ka Komiteti Olimpik i Kosovës. Ai premtoi mbështetje të vazhdueshme për Komitetin Olimpik si Institucioni më i lartë sportiv në vend dhe premtoi rritje të bashkëpunimit reciprok për identifikimin e problemeve me të cilat përballet sporti kosovar. “Vizita ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes ministrisë dhe Komitetit Olimpik. Diskutuam për shumë tema edhe për hapësira ku zhvillon aktivitetet Komiteti Olimpik dhe nevoja për hapësira të tjera e më të mëdha. Do të dakordohemi të shohim mundësitë në vitin 2019 pasi jemi edhe në fazën e hartimit të buxhetit të vitit 2019. Po ashtu pajtuar që rregulloret për kategorizim t’i plotësojmë me nevoja dhe kërkesa të reja në mënyrë që të gjitha sportet të përfitojnë nga ky ligj”, tha ministri Gashi. Përveç tjerash, në këtë takim u fol edhe rreth ndërkombëtarizimit të sportit ku ministri Gashi theksoi: “jemi dakorduar që t’i ftojmë të gjitha Federatat sportive që të mbajnë kuvendet e tyre. Anëtarësimi i sporteve tona në mekanizmat ndërkombëtarë kërkon harmonizimin me dokumentet ndërkombëtare në mënyrë që të kemi një harmonizim të plotë të dokumentacionit sportiv”. Ministri Gashi po ashtu përmendi edhe licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri” nga UEFA, duke e konsideruar si një lajm të rëndësishëm për sportin kosovar. Ndërkaq kryetari i Komitetit Olimpik Besim Hasani fillimisht tha: “Falënderoj ministrin Gashi që në vazhdimësi po tregon përkushtim për sportin. Mirëpo krahas burimit të financimit nga ministria, ne duhet të jemi më aktivë dhe të gjejmë sponsorë nga biznesi dhe shpresojmë se ligji për sponsorime do të implementohet pasi të kalojë nëpër disa procedura”. Ai  po ashtu shtoi se “ndërkombëtarizimi i sportit ka hapur detyra të mëdha para nesh. Nevojat janë dyfish më të mëdha dhe paraqitet nevoja për zgjerim të hapësirave. Shpresojmë se në të ardhmen do të bëjmë edhe këtë zgjidhje”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt në shërbim me të gjitha lehtësirat dhe përfitimet për investitorët

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku dhe kryetari i Komunës së ...