Lajmet

AKK, parashikon dëmtimin e mirëqenies nga shtrenjtimi i energjetikës dhe tatimet e reja

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka reaguar ndaj situatës së vështirësuar ekonomike për qytetarët dhe bizneset pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe rritjen e tatimit në pronë. Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, theksoi se këto ndryshime, përveç ndikimit negativ nga energjia dhe tatimi në pronë, përfshijnë edhe tatimin …

Më shumë...

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe Kosovapressit

Më 27 mars 1999 dy aeroplanë bombardues serbë kanë goditur vendqëndrimin e Radios-Kosova e Lirë dhe A. Kosovapress

26 vjet më parë, më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe të Agjencisë Kosovapress, në fshatin Berishë të Rrafshnaltës së Drenicës.  Atë ditë në orën 8.20 minuta dy avionë të forcave serbe  kishin goditur me tetë arka …

Më shumë...

BDI: Urgjentisht të krijohet Komision Parlamentar për hetimin e drejtësisë selektive në trajtimin e tragjedisë në Koçan

Grupi Parlamentar i Frontit Evropian do të kërkojë sot zyrtarisht krijimin e një Komisioni Parlamentar të posaçëm për të hetuar qasjen selektive dhe të njëanshme të sistemit të drejtësisë së kontrolluar nga qeveria në trajtimin e tragjedisë në Koçan. Ky komision duhet të ngrihet menjëherë dhe të përfshijë përfaqësues të …

Më shumë...

Ahmet Qeriqi: Nga libri në dorëshkrim: “400 ditë-Kronika e Luftës”, e shtunë, 27 mars 1999 I

Xhemail Peci: AHMET QERIQI - PROFESOR LIBERATOR, VIZIONAR E MISIONAR, DEKAN I ATDHETARIZMËS DHE VETËDIJE ELITARE E ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE

Në orën 8.20 minuta, dy aeroplanë bombardues të armikut marrin në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë dhe Agjencinë Kosovapres Jam zgjuar herët në mëngjes por duke parë se ishte mjegull dhe të gjithë ende po flinin, sërish jam futur në shtrat. Ndihem tejmase i sensibilizuar dhe nuk qetësohem. …

Më shumë...

Kenia njofton njohjen e Kosovës, takimi i Presidentit Ruto me Behgjet Pacollin

Ministria e Punëve të Jashtme të Kenisë ka njoftuar se ky shtet ka njohur zyrtarisht Kosovën, duke theksuar se kjo njohje është bërë në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe për forcimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit. Autoritetet keniane njoftuan se Presidenti William Ruto u takua me …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Kosova nuk bëri gjë për njohjen nga Kenia, Shqipëria më mbështeti – Serbia loboi kundër

Ish-kryediplomati kosovar, Behxhet Pacolli, ka komentuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Republika e Kenias, duke theksuar se ky sukses është rezultat i angazhimit të tij të gjatë, që ka nisur që nga viti 2009. Pacolli ka pohuar se Kosova nuk ka bërë shumë për të arritur këtë njohje, ndërsa …

Më shumë...

Ramush Haradinaj vlerëson lobimin e Behgjet Pacollit për njohjen nga Kenia, kritikon Qeverinë Kurti

Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pozitivisht për njohjen e Kosovës nga Kenia, duke vlerësuar lobimin e ish-presidentit Behgjet Pacolli si një kontribut të rëndësishëm për këtë arritje. Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti, duke akuzuar se ata nuk kanë dhënë asnjë kontribut për përmirësimin e …

Më shumë...

Serbia e konsideron “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq thotë se nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë se cila do të jetë zgjidhja

Pas njohjes së Kosovës si shtet të pavarur nga Kenia, Serbia ka reaguar duke e cilësuar këtë veprim si një “akt armiqësor” dhe ka paralajmëruar se do të marrë “të gjitha masat diplomatike të nevojshme” ndaj këtij akti. Ministria e Jashtme e Serbisë ka theksuar se ky veprim përbën një …

Më shumë...

Kurti ra në kurth të komedianëve rusë, mediat ndërkombëtare raportojnë për incidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përfshirë në një kurth të dy komedianëve rusë, të cilët u bënë të kalojnë për presidentin e Letonisë. Mediat ndërkombëtare, përfshirë “Associated Press” dhe “Washington Post”, kanë raportuar për këtë incident, duke theksuar se Kurti ka qenë në një situatë të ngarkuar pas fitores …

Më shumë...

Burim Ramadani: Albin Kurti dhe kabineti i tij, 35 ‘duda’ që i thonë të zezat për popullin dhe administratën amerikane

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, komentoi incidentin e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ra në prankun e dy humoristëve rusë. Ramadani e cilësoi Kurtin si “dud” dhe shtoi se ai kishte rreth 35 persona të tillë në kabinet. Ramadani theksoi se përmbajtja e bisedës ishte shumë …

Më shumë...

Eugen Cakolli: Anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat deputeti, duhet të japin dorëheqje

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli nga DnV ka deklaruar se anëtarët e Qeverisë që kanë fituar mandat deputeti duhet të dorëhoqen një ditë para certifikimit të rezultateve zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve, dhe Cakolli theksoi se ata që janë në Qeveri dhe kanë …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Vonesat në krijimin e institucioneve janë një krizë e projektuar nga VV-ja

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, ka kritikuar vonesat në krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke akuzuar Vetëvendosjen për krijimin e një krize politike. Haziri ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se nuk ka vullnet nga ana e VV-së për të krijuar shpejt institucionet, duke e cilësuar këtë …

Më shumë...

6 marsi i vitit 1451: Aleanca Historike mes Skënderbeut dhe mbretit Alfonso të Napolit

Skënderbeu në Krujë

6 marsi i vitit 1451 shënon një moment të rëndësishëm për historinë shqiptare, duke kujtuar aleancën strategjike që heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, lidhi me mbretin e Napolit, Alfonso V të Aragonit. Ky traktat, i njohur si “Traktati i Gaetës,” shënoi fillimin e marrëdhënieve hispano-shqiptare, të cilat deri atëherë nuk …

Më shumë...

Behxhet Pacolli: Kosova njihet shtet i pavarur nga Kenia

Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se sot, Kosova ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj! 17 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, Republika e Kenias – një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës – ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj shpreh gëzim pas njohjes së Kenias për Pavarësinë e Kosovës

Bajram Begaj: Amerika kanë qenë gjithmonë në krahun tonë, në të gjitha projektet dhe sukseset tona madhore

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar me gëzim pas njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Republika e Kenias. Begaj ka falënderuar presidentin kenian, William Ruto, për këtë hap historik dhe ka shprehur kënaqësinë për vendimin e marrë. Në një deklaratë të tij, kryetari Begaj ka theksuar rëndësinë e …

Më shumë...

Albin Kurti mashtrohet nga dy komedianë Rusë, mendonte se po fliste me presidentin e Letonisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë viktimë e një mashtrimi të sofistikuar nga dy komedianë rusë, të njohur për mashtrime të tilla, Vovan dhe Lexus. Kurti mendonte se po fliste me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, pas vizitës së tij në Kosovë, por në fakt po bisedonte me dy …

Më shumë...