Lajmet

Krasniqi: Subjektet tona politike tek qytetarët duhet të përçojnë një frymë tjetër, frymën e tolerancës e kulturës dhe edukatës

Krasniqi: Subjektet tona politike tek qytetarët duhet të përçojnë një frymë tjetër, frymën e tolerancës e kulturës dhe edukatës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka komentuar rrahjen që ka ndodhur dje në mes deputetit të kësaj partie Milaim Zeka dhe deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, gjatë një debati televiziv. Krasniqi ka thënë se nuk guxojnë që si subjekte politike të mbrojnë çdo veprim të anëtarëve të …

Më shumë...

Pacolli: Përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi e domosdoshme

Zëvendëskryeministri Pacolli mohon marrëveshjen me Listën Serbe: Dikush po gënjen me qëllim të keq

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli ka vlerësuar se përfshirja e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi është e në etapen përfundimtare është e domosdoshme. “Përfshirja e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, e domosdoshme. Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme …

Më shumë...

Mustafa: LDK do të publikojë emrat e atyre që dëmtojnë ambientin me postere

Mustafa: LDK do të publikojë emrat e atyre që dëmtojnë ambientin me postere

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar se LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët që dëmtojnë ambientin dhe buxhetin e partisë. “LDK do të publikojë emrat e atyre që nuk respektojnë heqjen dorë nga posterët, që dëmtojnë …

Më shumë...

20 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997

20 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997

Sot bëhen 20 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar …

Më shumë...

Tusk dhe Junker kërkojnë nga Haradinaj normalizimin e raporteve me Serbinë dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një telegram urimi nga Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker. Në urimin e tyre thuhet se në mars të vitit 2017, Këshilli i Evropës ritheksoi mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të vendeve të …

Më shumë...

Në një njoftim të Nismës për Kosovën thuhet se aderimet në këtë parti, në Drenas, nuk kanë të ndalur

NISMA

Në një njoftim  të Nismës për Kosovën thuhet se aderimet në këtë parti, sidomo në Drenas,  nuk kanë të ndalur. Nisma po merr përkrahje gjithandej përditë e më shumë, kjo u dëshmua  në selinë e Nismës, ku publikisht aderuan 5 personalitete të ndryshme të jetës publike në Drenas. Me ketë …

Më shumë...

Shpend Ahmeti foli për zotimet në mandatin e radhës që ndërlidhen me parqet, sportin dhe rekreacionin

Shpend Ahmeti

Në konferencën e mbajtur për medie, kandidati i Vetëvendosjes për t’ u rizgjedhur edhe njëherë kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti foli për zotimet në mandatin e radhës që ndërlidhen me parqet, sportin dhe rekreacionin. “Bazuar në koston e ndërtimit të parkut të “1 Tetori”, ne kemi ndarë buxhet që vetëm …

Më shumë...

Kryetari i partisë FJALA, dr. Gëzim Kelmendi i tregon Milaim Zekës se Turqia nuk e financon Vetëvendosjen

Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë FJALA, dr. Gëzim Kelmendi i thotë Milaim Zekës se Turqia nuk financon Vetëvendosjen, Në reagimin Tuaj pas konfliktit me Frashër Krasniqin ke akuzuar Vetëvendosjen në se financohet nga Turqia, Beogradi dhe Moska. A financohet nga Beogradi dhe Moska nuk e di, por që nuk financohet nga Turqia …

Më shumë...

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklaruar se rishikimin e buxhetit e ka proceduar në kabinetin qeveritar

Bedri Hamza

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza ka deklaruar se rishikimin e buxhetit e kemi proceduar në kabinetin qeveritar, i cili është në Kuvendin e Kosovës dhe ne presim që brenda procedurave sa më të shkurta të mundshme që lejojnë …

Më shumë...

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, veteranin e UÇK-së, gjermanin, Kargus Karlhenz (Hans)

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, veteranin e UÇK-së, gjermanin, Kargus Karlhenz (Hans)

Shoqata Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” e ka bërë me banesë të re, veteranin e UÇK-së, gjermanin Hans, i cili ka luftuar në radhët e çlirimtarëve prej vitit 1998 dhe prej atëherë e deri tani jeton dhe punon në Ferizaj. Ai është i martuar me një shqiptare me të cilën kanë …

Më shumë...

Milaim Zeka: Mbrëmë jam sulmuar direkt nga Albin Kurti, dhe disa që po ja mbajnë zhagun

Milaim Zeka

Në një postim të tij, deputeti i Nismës, Milam Zeka i rrahur gjatë një debati nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka shkruar: “Te dashur qytetare, te gjithe ju qe jeni shqetesuar, edhe ju qe jeni gezuar Sulmi i djeshem ndaj meje, eshte sulm ndaj demokracise anarkiste qe eshte instaluar …

Më shumë...

Pacolli: Kosova tani për tani nuk ka mundësi të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi

Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë në Bruksel, pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, se i ka njoftuar zyrtarët e BE-së se Kosova në këtë moment nuk ka mundësi të bëjë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e …

Më shumë...

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nënshkroi udhëzimin administrativ për trajnimet shtesë për drejtim të automjetit

Pal Lekaj: Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë të drejtë të thonë se Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar udhëzimin administrativ për trajnimet shtesë për drejtim të automjetit, që u dedikohet shoferëve të rinj. Lekaj ka thënë se kjo po bëhet për rritjen e sigurisë në trafik. E nënshkrova Udhëzimin Administrativ për planprogramin e trajnimit shtesë për drejtim të sigurt të automjetit, i cili u dedikohet shoferëvë …

Më shumë...

Partia FJALA: Dolën qartë në sipërfaqe metodat e dhunës që ekzistojnë brenda Vetëvendosjes

Partia FJALA

Partia FJALA konsideron se sulmi i deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqit ndaj deputetit të NISMËS, Milaim Zeka tregon qartë metodat e dhunës që ekzistojnë brenda Vetëvendosjes Ky sulm duhet të japë alarmin shtetëror dhe të ngritë masat e parandaluese për të ardhmen. Ngase nga ajo që kemi parë deri më tani duke filluar nga  …

Më shumë...

Kushtrim Mehmeti: Kriminelët, hajdutët dhe vandalët vendin e kanë në burg

Frasher Krasniqi dhe Milaim Zeka

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Skenderajt, Kushtrim Mehmeti, e ka sulmuar rëndë Frashër Krasniqin. Në një postim të tij ai thotë se me veprime të tilla është sulmuar Vetëvendosja, jo Milaim Zeka ! Marre për ty, kërko falje dhe shko shikoje kalendarin. Kuptoje që jemi në shekullin XXI! Kriminelët, hajdutët dhe …

Më shumë...

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër rrahjen e deputetit, Milaim Zeka nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate e ka dënuar rrahjen ndërmjet deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi dhe  deputetit të Nismës, Milaim Zeka. “Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Qeveria që ai drejton e kanë pritë me shqetësim incidentin që ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka. Qeveria …

Më shumë...