Brickos

Shqipëria sërish i nënshtrohet Greqisë me ndërtimin e varrezave të grekëve të mbytur në Shqipëri nga italianët

Shqipëria sërish i nënshtrohet Greqisë me ndërtimin e varrezave të grekëve të mbytur në Shqipëri nga italianët

Qeveria e Edi Ramës, ashtu sikur disa vjet më parë ajo  e Sali Berishës, sërish iu ka nënshtuar Greqisë dhe ka marrë vendim për ndërtimin e varrezave të reja të grekëve, të mbyrur në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, në territorin e Shqipërisë, të okpuar nga Italia.  Ky ka qenë njëri nga kushtet kryesore që ka vendosur gati çdo qeveri greke në bisedimet greko-shqiptare. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, të mërkurën më 13 dhjetor, kur Shqipëria sërish ka lëshar pe në këtë drejtim, ndërsa Greqia thotë se as ka pasur, as ka Çamëri. Ushtarët grekë u vranë në Shqipëri në përpjekj për ta pushtuar pjesën jugore të vendit, të kamufluar nën petkun e luftës kundër fashizmit italian, në kohën kur Italia kishte pushtuar Shqipërisë e më pas edhe Greqinë. Edhe pse fillimisht ishte thënë se negociatat dy ditore më 11-12 nëntor në ishullin e Kretës midis dy ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias e Ditmir Bushati nuk kanë qenë të frytshme, tani rezulton se ato kanë qenë dhe po mbeten të frytshme gjithnjë për Greqinë dhe në dëm të Shqipërisë. Fatin e tillë do ta ketë është çështja e kufirit detar, e cila u përdor për fushatë zgjedhore, por tani krejt geshtar edhe ajo do ta ketë epilogun, sikur të  varrezave.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …