Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ish-deputeti i Kuvendit, Kadri Kastrati, ka reaguar pas arrestimit në Kroaci të një shtetaseje serbe, ish-punonjëse e UNMIK-ut dhe EULEX-it, e dyshuar për spiunazh. Kastrati theksoi se ky rast duhet të shqetësojë më shumë Kosovën sesa Kroacinë, pasi aktivitetet e të …
Më shumë...Lajmet
Xhavit Haliti: Punimi i Bashës është baraz me tradhti, kopje nga BIA serbe
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ashpër pas publikimit të një punimi hulumtues nga kryeparlamentari Dimal Basha dhe bashkautorja maqedonase Jana Arsovska, ku përmendet emri i tij lidhur me fondin “Vendlindja Thërret” dhe pretendime për lidhje me krimin e organizuar pas luftës. Haliti ka mohuar kategorikisht …
Më shumë...Lahi Brahimaj: Jam penduar që votova për Dimal Bashën kryeparlamentar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se është i penduar që ka votuar për Dimal Bashën si kryetar të Kuvendit të Kosovës. Brahimaj tha se shkak për këtë pendesë është një artikull i Bashës, i botuar vite më parë në bashkëautorësi me akademiken Jana Arsovska, …
Më shumë...LDK: BE izolon Kurtin dhe ministrat-deputetë – Kurti po e çon Kosovën drejt kolapsit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos zhvilluar takime në objektin e Qeverisë me kryeministrin në largim, Albin Kurti, dhe me deputetët e tjerë që njëkohësisht mbajnë edhe pozita ekzekutive. Bajrami kujtoi se kjo çështje është ngritur nga LDK …
Më shumë...Bajram Begaj takon luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: “Aty u ndez flaka e madhe për lirinë”
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se është takuar me luftëtarët e parë që u përgatitën për çlirimin e Kosovës, stërvitje kjo që nisi në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Begaj …
Më shumë...Burime ekskluzive brenda BE-së, bëjnë të ditur se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale
Burime ekskluzive të Klan Kosovës brenda BE-së, bëjnë të ditur se kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, është qortuar ashpër mbi zhvillimet e ngërçeve aktuale institucionale. Klan Kosova mëson ekskluzisht tutje, se kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, nga shefat e Misioneve të BE-së i ka shkuar një letër, …
Më shumë...Hysni Gucati: Në Vetëvendosje ka dëshmitarë të Speciales, do të dalin edhe tjerë
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë një deklaratë të fortë në një konferencë për media, duke pohuar se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ndodhen persona që janë dëshmitarë në Gjykatën Speciale. Gucati përmendi konkretisht emrin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, për të cilën tha …
Më shumë...Haradinaj kritikon Bashën: Qëndrimet kundër UÇK-së nuk i shërbejnë Kosovës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një artikulli të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, që përmbante kritika ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haradinaj theksoi se qëndrime të tilla nuk përputhen me interesat e vendit dhe shprehu shqetësimin për certifikimin e individëve që kanë sulmuar vlera kombëtare. Ai tha …
Më shumë...Eugen Cakolli paralajmëron krizë të thellë kushtetuese
Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se vendi po shkon drejt një krize të re kushtetuese, më të thellë se ajo e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Ai ka theksuar se pas konsumimit të të gjitha kandidaturave nga komuniteti serb, Kuvendi mund të mbetet pa mundësi të vazhdojë funksionimin. Procedura …
Më shumë...Fatmir Limaj: Artikulli i Dimal Bashës poshtëron Kosovën dhe fyen dëshmorët e lirisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të një artikulli të kryeparlamentarit Dimal Basha, në të cilin ngrihen pretendime për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Limaj tha se një punim i tillë, i prezantuar si studim shkencor, në të vërtetë poshtëron vendin dhe përbën fyerje për gjithë …
Më shumë...AAK përjashton nga grupi parlamentar kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha
Kryetari i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Vendimi, sipas burimeve të Gazetës Express brenda AAK-së, është marrë pas zhvillimeve në seancën e fundit parlamentare, ku votimi i Hoxhës ka qenë në kundërshtim me qëndrimin zyrtar të partisë. Burimet bëjnë …
Më shumë...Polemika për artikullin e Dimal Bashës, reagimi i tij dhe kundërpërgjigja e gazetarit Krasniqi
Pas publikimit të artikullit të përbashkët të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe bashkë autorës Jana Arsovska, ku akuzohet UÇK-ja, Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp duke u përpjekur të shpëtojë imazhin e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka shkruar përmbajtje që bie ndesh me vlerat e UÇK-së, …
Më shumë...Lumir Abdixhiku: Bashkëautorësia e Dimal Bashës nënkupton përgjegjësi për të gjithë artikullin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, lidhur me artikullin e tij famëkeq anti-UÇK, ku Basha u prezantua si “bashkëautor” i vetëm një kapitulli. Abdixhiku ka theksuar se bashkëautorësia nënkupton përgjegjësi për të gjithë tekstin, jo vetëm për pjesën …
Më shumë...Memli Krasniqi kritikon Kurtin dhe Vetëvendosjen për qëndrimet ndaj UÇK-së dhe kryekuvendarit të ri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka sulmuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve të saj. Krasniqi ka thënë se, nëse dikush ka pasur “mënyrë jetese” të demonizimit të UÇK-së, ai është Albin Kurti, dhe se …
Më shumë...OVL e UÇK-së kundërshton ashpër Dimal Bashën: “E papranueshme që në krye të Kuvendit të jetë dikush që fyen UÇK-në”
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka reaguar ashpër ndaj artikullit të vitit 2012 të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku pretendohej se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte financuar nga trafikantë të drogës dhe mafia shqiptare. Sipas Sopit, ky është një akt i rëndë dhe …
Më shumë...Nasim Haradinaj: Basha në sinkron me Kurtin kundër UÇK-së
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj një shkrimi të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, të vitit 2012, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës përshkruhej si e lidhur me botën e krimit. Haradinaj tha se Basha është në sinkron me partinë e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
