leoni

Lajmet

KMDLNJ: Po shkelen të drejtat e njeriut në rastin ‘Kumanova’

OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një kumtese për medie ka tërhequr vërejtjen për shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të paraburgosurve për rastin ‘Kumanova’. “Të arrestuarve , që tani janë duke u gjykuar po u mohohet një gjykim i drejtë , i paanshëm dhe …

Më shumë...

Thaçi dekretohet president me 7 prill

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Të gjitha përgatitjet për organizimin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës së presidentit nga zonja Atifete Jahjaga tek Hashim Thaçi, kanë përfunduar. Nga Zyra e Hashim Thaçit bëjnë me dije se me 7 prill do të organizohet një seancë solemne, gjatë të cilës do të bëhet betimi i presidentit të …

Më shumë...

27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës

Sot bëhen 27 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës, akt ky shënon preludin e ekspansionizmit serb mbi ish-Jugosllavinë. Duke shfrytëzuar pushtetin kukull të Rrahman Morinës, Sllobodan Millosheviqi do të nismonte ndryshimet kushtetuese, me anë të të cilave synohej krijimi i Serbisë së Madhe. Hapi i parë në këtë drejtim …

Më shumë...

Miratohet draft-dokumenti për pensionet

Qeveria e Mustafës bën sehir teksa mbahet fushata zgjedhore e Serbisë në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar draft-dokumentin mbi rregullimin e fushës së pensioneve. Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për pensionet synon krijimin e politikave më të mira pensionale për qytetarët e Kosovës. Ministri, …

Më shumë...

VV bën thirrje për mbështetje financiare

Vetevendosje

Vetëvendosje sërish u ka bërë thirrje vullnetarëve që të kontribuojnë me mjete financiare. Duke përmendur aktivitetet e saj si dhe protestat e ardhshme, ky subjekt vlerëson se mjetet e saj financiare janë të kufizuara për të mbuluar koston. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida …

Më shumë...

Opozita e bashkuar insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Opozita e bashkuar

Opozita e bashkuar kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhje e vetme për të dalë nga kriza politike, në të cilën është futur vendi. Ajo është unike në qëndrimin se  pa largimin e qeverisë aktuale e cila udhëhiqet nga koalicionin PDK-LDK nuk mund të ketë ndryshime pozitive në vend. …

Më shumë...

Në gjykimin kundër shqiptarëve, në Shkup, Prokuroria paraqet 20 dëshmitarë të mbrojtur nga radhët e policëve

Policia sllavo maqedone

Policët e plagosur sllavomaqedonas gjatë luftimeve  në “Lagjen e Trimave”, me një grup të armatosur shqiptarësh, në Kumanovë, në maj të vitit të kaluar,  kanë dëshmuar në seancën gjyqësore kundër këtij grupi, por dëgjimi i tyre në cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ashtu sikur …

Më shumë...

BE: Sheshi të Ura e Ibrit do të rregullohet në maj

Ura e Ibrit

Zyra e Bashkimit Evropian, e cila financon rregullimin e sheshit tek Ura e Ibrit në Mitrovicë, ka siguruar se punimet do të përfundojnë deri në fund të muajit maj. Kërkesës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri që Brukseli të jap sqarime rreth vonesave në këtë drejtim, Zyra e BE-së i …

Më shumë...

Serbia nis fushatën zgjedhore në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës janë afishuar pllakate elektorale në mbështetje të partisë së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq. Në pjesën veriore të qytetit hasen gjithandej pllakata me alfabet cirilik ku shkruan ‘Të bashkuar mundemi gjithçka – Aleksandër Vuçiq – Serbia do të fitojë’. Këto pllakate dërgojnë mesazh që serbët e kësaj …

Më shumë...

Grubi: Ahmeti u angazhua për lirimin e Gafurr Dugollit

Zyrtari i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se Ali Ahmeti është angazhuar për lirimin e Gafurr Dugollit. Në një prononcim për ‘Dnevnik’, ai ka thënë se angazhimi i kreut të BDI-së, nuk ka lidhje me ndikimin politik mbi gjyqësinë dhe prokurorinë. “Burgosja e Dugollit është akt politik nga autoritetet serbe …

Më shumë...

Hysa: Nga 17 prilli kufiri Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka njoftuar opinionin se me 17 prill do të hyjë në fuqi zbatimi i marrëveshjes për kalimin e kufirit Kosovë-Maqedoni vetëm me letërnjoftime. Ai ka bërë me dije se qytetarëve të të dyja vendeve nuk do t’u nevojitet pasaporta për të kaluar kufirin. …

Më shumë...

BIK: Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar

BIK: Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humben jetën qytetarë të pafajshëm, duke u solidarizuar me popullin dhe shtetin belg, lusim Zotin që njerëzimi   mos të përballet me veprime të tilla të tmerrshme. Aktet e tilla, të cilat  sjellin viktima, terror e …

Më shumë...

Gjeneral Rama: Forca e Sigurisë e gatshme për transformim në Forca të Armatosura

Gjeneral Rama: Forca e Sigurisë e gatshme për transformim në Forca të Armatosura

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama mbajti sot një ligjëratë për studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me temë: ,,Transformimi i Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës’’. Fillimisht, këtë aktivitet me një fjalë mirëseardhjeje e hapi dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar …

Më shumë...

AAK-ja nuk është kundër listës së përbashkët zgjedhore me Vetëvendosjen dhe Nismën

Muharrem Nitaj: Partnerët qeveritarë po angazhohen për arritjen e konsensusi sa i përket dialogut me Serbinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kundër listës së përbashkët zgjedhore me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe Nismën për Kosovën ka thënë anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, duke iu kundërpërgjigjur sekretarit organizativ të Vetëvendosje!-s, Dardan Molliqajt, i cili kishte deklaruar se AAK-ja është kundër kësaj liste. “Nuk e kam …

Më shumë...

AAK: Ka disponim në rritje për protesta

AAK

Kryesia e AAK-së gjatë takimit të sotëm me kryetarë të degëve, ka diskutuar për gjendjen politike në vend në prag të protestës së 26 marsit. Strukturat drejtuese të këtij subjekti vlerësuan se ka një diskonim në rritje të anëtarësisë dhe qytetarëve për të marrë pjesë masivisht në protestën e 26 …

Më shumë...

Shteti Islamik kërcënon Evropën me sulme të reja

Pas akteve të sotme terroriste në Bruksel, Shteti Islamik ka kërcënuar se do të ketë sulme të tilla gjithandej Evropës. Ky kërcënim vjen pas katër shpërthimeve të fuqishme që tronditën Brukselin, që patën si epilog vdekjen e 34 qytetarëve të pafajshëm. ISIS nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka …

Më shumë...