leoni

Në përfundim të fushatës për zgjedhjet e përgjithshme partitë shqiptare në Maqedoni kanë intensifikuar aktivitetet

Në Shkup të gjitha partitë politike shqiptare do të dalin me një deklaratë të përbashkët

Sot në Shkup, për herë të parë të gjitha partitë  politike shqiptare do të dalin me një deklaratë të përbashkët, ku do të radhisin kërkesat e tyre. Të kritikuar për mungesën e bashkëpunimit sa herë ka zgjedhje në Maqedoni, dy partitë kryesore shqiptare BDI dhe PDSH asnjëherë nuk mundën të kapërcenin ndasitë dhe mëritë personale të,liderëve të tyre për t’u bashkuar në një koalicion. Top Channel ka mësuar nga burime të larta diplomatike dhe politike shqiptare se sot në Shkup tre partitë kryesore, BDI, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të deklarojnë frontin e tyre unik politik dhe kërkesat e përbashkëta si kusht për bërjen e qeverisë së ardhshme maqedonase. Nga zgjedhjet e dhjetorit, shqiptarët humbën 9 deputetë nga kandidimi veç e veç. Shumë shqiptarë votuan LSDM-në e qendrës së majtë drejtuar nga Zoran Zaev, e cila kandidoi edhe me dy deputetë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …