Lajmet

Bilall Sherifi: Limaj nuk pranon poste ministrore, kërkon vetëm kryesimin e Kuvendit

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka refuzuar kategorikisht të hyjë në diskutime për ndarje pushteti apo poste ministrore, duke u përqendruar tërësisht në kërkesën për të udhëhequr Kuvendin e Kosovës. Këtë qëndrim e bëri publik Sekretari i Përgjithshëm i NISMA-s, Bilall Sherifi, gjatë një interviste në RTV Dukagjini, ku …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka vlerësuar lidershipin e kryetarit Memli Krasniqi, duke thënë se ai ka sjellë një frymë të re dhe energji pozitive në parti. Në një reagim publik, Krasniqi theksoi se PDK është aktualisht e vetmja parti në rritje me potencial të vërtetë për …

Më shumë...

OVL e UÇK-së paralajmëron protestë më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale

OVL e UÇK-së paralajmëron protestë më 7 gusht kundër Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se më 7 gusht do të organizojë një protestë paqësore në kundërshtim me veprimet e Gjykatës Speciale në Hagë. Ky paralajmërim u bë publik gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, ku drejtues të organizatës shprehën …

Më shumë...

KFOR intervenon nga ajri me sasi të mëdha uji për shuarjen e zjarreve

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, në bashkëpunim me trupat amerikane të aviacionit të vendosur në Komandën Rajonale-Lindje, po vijon ndihmën për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë pjesë të ndryshme të vendit tonë. Sipas një njoftimi zyrtar të KFOR-it, dy helikopterë ushtarakë të tipit UH-60 Black Hawk kanë realizuar …

Më shumë...

Abelard Tahiri përkrahë kandidaturën e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka përkrahur kandidimin e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit. Ai ka thënë se me përvojën që ka, Hajdari do të t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton. Petrit Hajdari ka …

Më shumë...

Rajkoviq dhe Deniq dënohen me nga 15 vjet burg për krime lufte

Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të cilët në mungesë akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë majit të vitit 1999 dhe dhunim seksual janë dënuar me nga 15 vjet burg nga Gjykata Themelore, Departamenti Special në Prishtinë. Të akuzuarit Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, ishin policë në Prishtinë. Përveç …

Më shumë...

Rafuna: Tregu i lirë i energjisë po dëmton prodhimin vendor – kërkohet pezullimi urgjent

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kritikoi Qeverinë-Kurti për mungesë të reformave në politika fiskale

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një konferencë për media, shprehu shqetësimin e bizneseve për pasojat që po sjell kalimi në Tregun e Lirë të energjisë elektrike. Ai kërkoi nga ZRRE pezullimin e këtij tregu deri më 1 shkurt, duke theksuar se rritja e çmimeve po dëmton …

Më shumë...

Dënime për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Dënime për sulmin ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 5 vjet burgim Milun Milenkoviqin, i njohur si “Llune”, dhe Aleksandar Vllajiqin, për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicë të Veriut, të ndodhur më 6 dhjetor 2022. Për të njëjtin rast, Dejan Pantiq është dënuar me 2 vjet …

Më shumë...

111-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore

111-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore

Sot shënohet 111-vjetori i nisjes së Luftës së Parë Botërore. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë, pas vrasjes së Franc Ferdinandit në Sarajevë nga një atentator serb. Ky moment ndezi një konflikt global, që përfshiu fuqitë e mëdha të kohës dhe zgjati deri në vitin 1918. Lufta …

Më shumë...

Grenell: Është turp që Thaçi ende mbahet në paraburgim

Grenell: Është turp që Thaçi ende mbahet në paraburgim

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka reaguar sërish lidhur me ndalimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Grenell rikujtoi se ishte prokurori Jack Smith ai që lëshoi urdhrin për arrestimin e Thaçit në vitin …

Më shumë...

Hysni Gucati pas zhvillimeve në Speciale: “Nuk na habit, s’është hera e parë që roja bëhet prokuror”

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar pas lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka emëruar si prokuror ish-rojen e burgut, John Devaney. Ai tha se ky veprim nuk e ka befasuar, pasi sipas tij, raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë. …

Më shumë...

Johaness Volkmann: Kosova duhet të zbatojë reformat kyçe për integrimin në BE

Deputeti gjerman Johaness Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl, në një intervistë, ka folur për progresin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi duhet të përmbushë reformat e kërkuara. Ai kujtoi Samitin e Selanikut të vitit 2003, ku BE-ja premtoi perspektivë të qartë evropiane për vendet …

Më shumë...

Blerim Isufaj: Kërkuam që Kurtin ta sillnin me forcë për të dëshmuar, Gjykata nuk lëshoi urdhëresën

Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka bërë të ditur se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është ftuar dy herë për të dëshmuar lidhur me hetimet për rezervat shtetërore, por nuk i është përgjigjur thirrjeve. Në një intervistë për emisionin “KallxoPërnime”, Isufaj tha se pas mosparaqitjes së Kurtit, Prokuroria …

Më shumë...

Ramiz Lladrovci: Fitoren e kërkoj me qytetarët e Drenasit, jo me votat e Kryesisë së PDK-së

Ramiz Lladrovci

Pas mbivotimit të kandidaturës së tij në Kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar duke theksuar se e pret fitoren vetëm me përkrahjen e qytetarëve të komunës dhe jo me anëtarët e Kryesisë së partisë. Në votimin e zhvilluar dje për kandidatin e …

Më shumë...

Petrit Hajdari: PDK dëgjoi zërin tuaj, do të jem kandidat për kryetar të Drenasit

Petrit Hajdari ka konfirmuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Drenasit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai shprehu falënderim për kryetarin Memli Krasniqi dhe Kryesinë e PDK-së për besimin e dhënë. “Drenasi është vendi ku jam rritur e formuar dhe arsyeja pse jam në politikë. …

Më shumë...

NASA publikon imazhe alarmuese: Mesdheu po digjet nga dhjetëra vatra zjarri

Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek nga territori shqiptar

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të fundit, ndërsa qindra vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë rajonin. NASA ka publikuar imazhe satelitore që tregojnë përhapjen masive të flakëve në Greqi, Spanjë, Itali, Qipro, Francën Jugore dhe Shqipëri. Pamjet satelitore, të kapura …

Më shumë...