Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se muaji i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 4 korrik 2016, ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e …
Më shumë...Lajmet
Ushtruesi i detyrës së shefit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran viziton zyrën e Gjuriqit “për Kosovë-Metohinë”
Ushtruesi i detyrës së shefit të misionit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran, që në fillim të punës së tij, ka zhvilluar një takim me të ashtuquajturin drejtor të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, vetëm sepse ai përfaqëson një institucion që Kosovën e konsideron pjesë të …
Më shumë...Nehat Mustafa: Kosova s’ mund të jetë shënjestër e sulmeve terroriste sikur në Stamboll, Bangladesh apo Paris
Zëvendës-ministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa, ka thënë se Kosova nuk mund të jetë bazë e sulmeve terroriste, sikur kanë ndodhur në Stamboll, Bangladesh e Paris. Ai këto komente i ka bërë pas deklaratës së kryeipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili ka deklaruar se shumë shpejt Prishtina, Tirana …
Më shumë...Nikoliq: Nuk do të pranojnë të bëhemi pjesë e BE-së nëse kushtëzohemi me njohjen e pavarësisë së e Kosovës
Kryetari i Serbisë, çetinku, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar se ruajtja e trashëgimisë serbe dhe mosnjohja e Kosovës janë dy qëllimet kryesore të Serbisë. Nuk do të pranojnë të bëhen pjesë e BE-së nëse si kush del njohja e Kosovës. Megjithëkëtë, Nikoliqi, ka thënë se prioritet i tij është anëtarësimin në …
Më shumë...ISIS-i në Bagdad ka vrarë më shumë se 130 irakianë ndërsa ka plagosur qindra të tjerë
Policia e Irakut ka bërë me dije se së paku 130 vetë janë vrarë dhe afro 190 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në një qendër tregtare me shumë njerëz, në Bagdad. Shpërthimi në pjesën qendrore Karrada, u …
Më shumë...Protestë për vrasjen mizore të Almirit
Të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15.00, organizohet protestë lidhur me Vrasjen mizore të Almirit 4-vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq. Kjo tragjedi ka shkaktuar reagime të shumta dhe revoltë në Maqedoni. Në varrimin e tij morën pjesë mijëra qytetarë. Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit …
Më shumë...Kadri Veseli e ka në dorë zgjidhjen e problemit të demarkacionit vlerëson deputeti Muja
Kadri Veseli e ka në dorë zgjidhjen e problemit të demarkacionit, kështu është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës Shaip Muja. Sipas tij, një gjë e tillë mund të bëhet brenda 24 orëve, për të shkuar pastaj te vendimi për zgjedhje të parakohshme. Këtë propozim Muja e ka dhënë teksa …
Më shumë...Rufki Suma: Çdo pasurim i paligjshëm duhet te dënohet
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, është shprehur tejet kritik për komandantët të cilët që nga paslufta janë bërë milionerë.“Çdo pasurim i paligjshëm duhet te dënohet. Po të kemi institucione te mirëfillta shtetërore, po të punohet drejtë e pa anime politike dhe po të respektohej si duhet …
Më shumë...Rektori Dema: Sivjet priten të regjistrohen fëmijët që e kanë njërin prind dëshmorë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sivjet pritet t’i regjistrojë fëmijët që e kanë njërin prind dëshmorë, e të cilët do të bëhen pjesë e listës së kësaj kategorie të paraparë me një memorandum të nënshkruar në mes të UP-së dhe organizatave të dala nga lufta, vite më parë. Rektori i …
Më shumë...Protesta kundër shtatores së Car Llazarit, kaloi pa incidente
Te ura e Ibrit në Mitrovicë, sot kanë protestuar dhjetëra qytetarë kundër ngritjes së shtatores së Car Llazarit në veri të Mitrovicës dhe ndërtimit të lagjes Lugina e diellit në Zveçan. Ardion Gashi organizatori i kësaj proteste, mos pjesëmarrjen e qytetarëve e ka arsyetuar me faktin se kryetari i komunës …
Më shumë...Sot do të mbahet një protestë paqësore te Ura e Ibrit në Mitrovicë
Qytetarët e Mitrovicës e më gjerë kanë paralajmëruar se sot do të mbajnë një protestë paqësore për të kundërshtuar ngritjen e shtatores së “Knjaz Llazarit” në veri të vendit, si dhe ndërtimin e lagjes serbe “Lugina e Diellit” po në këtë pjesë të qytetit. Protesta do të mbahet në orën 16:00 …
Më shumë...Këshilli organizativ i protestës ka reaguar kundër deklaratave të Agim Bahtirit dhe Avni Kastratit
Për hir të njoftimit të opinionit publik si organizatorë të protestës paqësore e cila do të mbahet në orën 16:00 pranë Urës së Ibrit në Mitrovice, ftojmë Agim Bahtirin dhe Avni Kastratin që t’i bashkohen kësaj proteste paqësore, për të cilën, Ardion Gashi njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka …
Më shumë...Ministri, Haki Demolli, priti senatoren amerikane nga Ajova, Joni Ernst
Ministri i FSK-së, Haki Demolli, i shoqëruar nga zëvendës-ministrat e FSK-së, Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në MFSK, senatoren e shtetit të Ajovës Joni Ernst, e cila shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve në Kosovë zoti Greg Delawie, komandanti Gardës Kombëtare të Ajovës …
Më shumë...Ymeri merr pjesë në forumin ndërkombëtar ‘Crans Montana’
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka bërë të ditur qëndrimin e tij në Vjenë, si pjesëmarrës në forumin ndërkombëtar “Crans Montana” mbi Evropën Qendrore dhe Evropën e largët Lindore. Sipas Ymerit, forumi i mbajtur nën patronazhin e kryetarit të Austrisë, u përqëndrua krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes shteteve të …
Më shumë...Veseli priti në takim delegatët që shpallën Deklaratën Kushtetuese
Shpallja e Deklaratës Kushtetuese ishte vullneti i të gjithë shqiptarëve të Kosovës për të përcaktuar pozitën kushtetuese dhe juridike të vendit. Kështu thanë delegatët, të cilët 26 vite më parë shpallën Deklaratën Kushtetuese për pozitën e re kushtetuese të Kosovës. Për nder të kësaj dite, kryekuvendari Kadri Veseli organizoi një …
Më shumë...Thaçi: Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet nga marrëveshjet e Brukselit
Kryetari, Hashim Thaçi, në një intervistë dhënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet të përmbushin pa kushte detyrimet e tyre në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. “Zhvillimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk mund të arrihet me anë të pengimit të …
Më shumë...