OVL e UÇK-së në Dukagjin proteston kundër ndalimit të luftëtarit të lirisë, Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në një urdhër-arrest

Veteranët në Skënderaj: Jemi të gatshëm ta mbrojnë atdheun dhe vlerat e luftës së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skenderaj, ka reaguar ashpër kundër vendosjes së murit në veri të Mitrovicës, duke thënë se kjo është një ndarje e qytetit. Ata kanë paralajmëruar se do të jenë të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Në komunikatë thuhet: Kryetari i degës Emin Lati, kryesia dhe anëtarësia e gjerë e OVL-së, duke e parë situatën aspak të mirë në veri të Mitrovicës, që ende pa u hequr mirë shenjat e të ashtuquajturit “Park Lirie”, aty po ndërtohet-betonohet muri, i cili në një mënyrë ose tjetrën po e ndanë qytetin, si dhe po na shton dyshimin e një rezultati negativ të ekipit të bisedimeve me Beogradin. Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skënderaj, mbështet fuqishëm komunikatën e Kryesisë Qendrore të OVL të UÇK-së. Ne ashtu siç ishim gjatë luftës së lavdishme çlirimtare, prapë do të jemi në shërbim të popullit e të atdheut, si dhe, do të jemi të gatshëm që të kontribuojmë për atdheun tonë dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare. Nëse na thërret atdheu, ne nuk do të kursejmë asgjë. Veteranët e Skënderajt, përkrahin çdo vendim të Kryesisë Qendrore, për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Skënderaj, 08.12.2016

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …