Muri në Mitrovicë

Ndërtimi i murit-ndarës në Mitrovicë nuk parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur anëtarët tjerë të Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Arben Çitaku, e Rashid Qalaj, me të cilët ka biseduar për situatën e krijuar pas ndërtimit të murit në në pjesën veriore të qytetit, fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore. Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, pasi kanë vlerësuar si të arsyeshme reagimet e qytetarëve të të dyja komunave të Mitrovicës dhe të të gjitha përkatësive etnike lidhur me ndërtimin e një muri në pjesën veriore të qytetit, afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e drejtuesve të komunës së Mitrovicës Veriore. Ata kanë konstatuar se ndërtimi i këtij muri nuk parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ndërtimin e murit të lartpërmendur, të lartë rreth dy metra, e konsiderojnë të paligjshëm dhe ilegal, që i dëmton përpjekjet e përgjithshme për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike këtu”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …