Lajmet

Visar Ymeri: Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, është duke e përçmuar kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa. Ymeri ka thënë se Vuçiqi është duke e mbajtur Mustafën në xhep. “Vuçiq, që do të duhej të ishte në gjyq për krime lufte, po e përçmon …

Më shumë...

Ka humbur jetën në moshën 39-vjeçare, Samed Elshani, vëlla i dëshmorit, Ramadan Elshani

Nga pasojat e një aksidenti tragjik, në fshatin Davidoc të Shtimes, ditë më parë ka humbur jetën,  Samed Elshani, me vendbanim në Shtime,  vëlla i dëshmorit të kombit, Ramadan Elshani. Varri i të ndjerit bëhet sot në orën 12.00 në varrezat e Shtimes.  

Më shumë...

Limaj: Kryetarin e Shtetit duhet ta zgjedhë populli dhe pazaret e partive politike

 Kryetari i Nismës për Kosovën është bërë pjesë e debatit për zgjedhjen e kryetarit  të vendit duke thënë se zgjidhja më e mirë tash për tash është shkuarja në zgjedhje parlamentare, e gjithashtu edhe zgjedhja e presidentit nga vota e qytetarit. Deri tash, është argumentuar mjaftueshëm që të ndërrohet mënyra …

Më shumë...

Rexhepi: Të tejkalohet kriza, e pastaj të flitet për zgjedhjen e presidentit

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës që të ulen në bisedime për tejkalimin e krizës, çka sipas tij, do të krijonte mundësi për të shqyrtuar çështjen e presidentit. Ai konsideron se tani është me rëndësishme që të ketë tejkalim …

Më shumë...

Opozita nis aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’

Partitë e bllokut opozitar sot kanë realizuar aksionin ‘Bjeri borisë, kundër Qeverisë’. Kjo ka bërë që shumë vetura në Prishtinë të solidarizohen me këtë aksion, duke i rënë borisë së veturave e duke krijuar një zhurmë të padurueshme. Përfaqësuesit e partive opozitare, me këtë rast, kanë bërë thirrje që qytetarët …

Më shumë...

Thaçi: Populli ynë ka shpëtuar shumë familje hebreje

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka përkujtuar se shqiptarët, të rreshtuar përkrah forcave aleate, kanë shpëtuar familje të shumta hebraike. “Kosova nderon dhe kujton sot viktimat e Holokaustit. …

Më shumë...

‘Blic’: Beogradit po i bëhet presion për të pranuar vendimin e Kushtetueses

Mediet serbe kanë nisur spekulimet e tyre mbi epilogun e takimit të sotëm në Bruksel midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë. Sipas të përditshmes serbe ‘Blic’, përfaqësuesit e BE-së do të bëjnë përpjekje që të bindin Beogradin për të pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të komunave …

Më shumë...

Serbia ndikon në draft-rezolutat evropiane për Kosovën

Të enjten në rend të ditës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të jetë votimi i draft-rezolutës “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”, e cila është përgatitur nga deputeti spanjoll, Augustin Conde. Por, diplomacia serbe po tregohet jashtëzakonisht e efektshme kur vjen puna për hartimin …

Më shumë...

Grabovci: Nuk bisedojmë për zgjedhje të parakohshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka hedhur poshtë kërkesën e partive opozitare për të biseduar në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka thënë se është ende herët për të biseduar për një gjë të tillë. “Për Partinë Demokratike të Kosovës është shumë …

Më shumë...

Ahmeti: Vizitat e Mustafës në Bruksel po kushtojnë me koncesione anti-kushtetuese

Në prag të nisjes së takimit të sotëm në nivel kryeministrash, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj vizitës së Mustafës në Bruksel.  Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Ahmeti ka përkujtuar premtimin e paradokohshëm të Mustafës se nuk do të shkojë në …

Më shumë...

OBRIE kërkon zbardhjen e vrasjes së komandantëve të UÇK-së

Organizatat për të drejtat e njeriut në Maqedoni kërkojnë që në agjendën e zgjidhjes së krizës politike, të përfshihet edhe zbardhja e rasteve dhe proceseve të montuara politike. Organizata OBRIE thekson se me qëllim të rritjes së besimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, duhet të trajtohen e shqyrtohen të gjitha …

Më shumë...

Ambasadorja gjermane kundër zgjedhjeve të parakohshme

Ambasadorja gjermane në vendin tonë, Angelika Viets është shprehur kundër kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme. Në një deklaratë, të afishuar në faqen zyrtare në Facebook të ambasadës gjermane, ajo ka vlerësuar se zgjedhjet e reja nuk i zgjidhin problemet në vend, përveç që do ta thellonin edhe më …

Më shumë...

Opozita nuk i huq udhëtimet jashtë vendit

Pavarësisht se opozita po e bllokon çdo përpjekje për të mbajtur seanca normale në Kuvend, deputetët e këtyre partive nuk ngurrojnë t’i shfrytëzojnë mundësitë për udhëtime ‘zyrtare’ jashtë vendit me paratë e buxhetit të Kosovës. Ndonëse bojkotojnë mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ajo …

Më shumë...

Gjuriq: Kërkojmë zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, pak para nisjes së takimit Mustafa-Vuçiq, ka thënë se Beogradi pret zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Vetëm zbatimi i marrëveshjes do të qonte drejt përmirësimit të marrëdhënieve, dhe se vetëm ashtu mund të jetohet …

Më shumë...

Rexhep Qosja: Mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm…

Përmes një reagimi dërguar medieve, profesor doktor, Rexhep Qosja ka thënë se nuk pranon propozime për mandate të përkohshme politike. Në reagimin e tij Qosja ka saktësuar:  “U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende …

Më shumë...

Kuvendi gjatë muajit shkurt pritet të mbajë seancë për zgjedhjen e kryetarit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës e ka vazhduar pushimin dimëror më shumë sesa parashihet me rregullore. E edhe pse po kalon një muaj, për shkak të kundërshtimit të fuqishëm të opozitës ende nuk është caktuar seanca e parë e kuvendit për këtë vit.  Kryesia e Kuvendit nuk caktoi datën e seancës së …

Më shumë...