BIK

Bashkësia Islame e Kosovës e pakënaqur dhe e injoruar me projektligjin mbi fetë

Sekretar i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi  duke folur për Radion Evropa e Lirë, lidhur me projektligjin mbi fetë në Kosovës vlerëson se rregullimi statusit të bashkësive fetare, përfshirë edhe bashkësinë që ai përfaqëson, ka qenë dhe është i domosdoshëm, por sugjerimet për projektligjin, të cilat i ka dhënë Bashkësia Islame e Kosovës, nuk janë marrë parasysh. Lidhur me ecurinë deri te projektligji, ai thotë se Bashkësia Islame e Kosovës asnjëherë nuk është konsultuar. Ka 4 vjet që kam përfaqësuar Bashkësinë Islame, formalisht, në Grupin punues, ku ndonjëherë kemi biseduar dhe shqyrtuar këtë projektligj. Propozimet e Bashkësisë Islame janë injoruar dhe  asnjëherë nuk janë marrë parasysh. Unë vetëm fizikisht kam qenë i pranishëm. Kështu që, deri më tash, prej momentit kur ligji është refuzuar nga ana e Kuvendit dhe nuk është miratuar, deri në këtë moment që unë po flas, askush nuk na ka njoftuar diçka, as nuk na ka pyetur diçka, as nuk na ka konsultuar e as nuk është marrë me ne”, thotë Resul Rexhepi, i cili përfaqëson Bashkësinë më të madhe fetare në vend, e cila grumbullon më shumë se 90 për qind të besimtarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …